Rëndohet situata në Kosovë, shënohet viktima e 37-ë nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Kosovë është shënuar viktima e 37-ë e koronavirusit. Nga Klinika Infektive në Prishtinë është bërë me dije në një njoftim për mediat se ka humbur jetën një 70-vjeçar.

Viktima mësohet të ketë pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ndërsa numri i të shtruarve në Infektivin e Prishtinës ka shkuar në 93 persona, 41 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Njoftimi i Infektivit

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97raste. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste. Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi. 41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike. Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV