A ishte Iliaz Bazna spiuni i famshëm “Ciceron” i nazistëve? Ja çfarë rrëfen gazetari anglez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari nga Kosova, Iliaz Bazna, i cili mbante pseudonimin “Ciceron” vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin e tij në njërën prej ngjarjeve më të mëdha në botë. Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është gjithashtu një nga historitë më të famshme të epokës sonë. Sot, më 20 qershor 2020, Aurenc Bebja ka sjellë edhe një herë në vëmendje dyshimin mbi identitetin e vërtetë të spiunit të famshëm “Ciceron”. Bebja shkruan se ende është i dyzuar nëse Iliaz Bazna ka qenë shqiptar apo britanik.

Nga Aurenc Bebja

“Carrefour” ka botuar të mërkurën e 27 gushtit 1952, në ballinë, një shkrim në lidhje me dyshimin mbi identitetin e vërtetë të spiunit të famshëm “Ciceron”, nëse ai ka qenë shqiptar apo britanik, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania” e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shërbëtori shqiptar mund të ketë qenë vetëm një instrument i spiunit të madh ndërkombëtar, identiteti i të cilit mbetet misterioz, parashtron një gazetar britanik, të cilit Bazna i deklaroi: “Do të them të vërtetën vetëm kundrejt 50 milionëve.”

Çështja “Ciceron” ishte arritja më e bujshme e luftës në çështjet e spiunazhit. Moyzisch, diplomati gjerman, pastaj më vonë Papën në kujtimet e tyre kanë rrëfyer se si shërbëtori i ambasadorit britanik në Ankara mundi të vidhte çelësat e kasafortës, të fotografonte dokumentet që jepnin të gjitha detajet e zbarkimit në Francë, dhe t’ua shiste gjermanëve.

Por, shumë specialistë janë të bindur se e gjithë e vërteta në këtë histori nuk është zbardhur. Henry Thody, një gazetar anglez i “The Sunday Chronicle”, sapo ka shkuar në Stamboll për të tentuar të vërtetojë teorinë e tij. Ai beson se Bazna, shërbëtori shqiptar, i cili ende jeton në Turqi, nuk ishte Ciceroni i vërtetë. Ky i fundit thuhet se është një anglez, një spiun i shkëlqyeshëm ndërkombëtar me një identitet misterioz, ku shërbëtorin e vogël mund ta ketë përdorur si instrument. Henry Thody u takua disa herë me Iliaz Baznën (Elyesa Bazna) në Stamboll. Njeriu që pretendon të ketë qenë heroi i kësaj afere të jashtëzakonshme, i popullarizuar nga filmi “Five fingers”, është një krijesë e vogël, e dobët, nervoze, tek të pesëdhjetat, tullac dhe e pajisur me një nofull mbresëlënëse prej ari. Ai jeton pa para, duke u munduar ta fitojë jetesën duke kënduar nëpër kinematë e Stambollit, midis dy filmave. Gjermanët e paguajnë atë me para të falsifikuara. Ai nuk mori asnjë kacidhe mbi të drejtat për librat dhe filmin që tregoi historinë e tij. Dhe pesë fëmijët e tij nuk hanë sa duhet çdo mbrëmje. Përveç kësaj, Bazna jeton në një frikë të vazhdueshme. Ai e hap derën e tij me kujdes, duke pasur frikë çdo ditë se do ta therin në mes të shpatullave dhe do ta hedhin në Bosfor. — A jeni vërtet Ciceroni? – e pyeti Henry Thody.

Lexo edhe :  3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

— Nëse nuk jam, u përgjigj ish-shërbëtori, e di se kush është. Unë jam i vetmi që i di të gjitha detajet e çështjes. Ato që kanë thënë Moyzisch dhe më vonë Papën, nuk janë plotësisht të sakta. Edhe shërbimi i inteligjencës do të befasohej me njohjen e së vërtetës mbi çështjen Ciceron… Baznës i ofruan një milion për të treguar historinë e tij. Ai refuzoi. Ai kërkon pesëdhjetë. Kush do t’ia japë që të dijë më në fund të vërtetën për këtë çështje të çuditshme? Pa dyshim askush, sepse në sferat e larta nuk besojnë se shqiptari i vogël di me të vërtetë më shumë sesa është thënë.

Megjithatë, ka disa pika misterioze. Pse kërkoi ai të paguhej në paund, në vend të arit apo dollarëve? Si diti, një shërbëtor i thjeshtë, të zgjedhë midis dokumenteve të mbyllura në kasafortën e Sir Hughe Knatchbull-Hogessen ato që kishin rëndësi më të madhe, të cilat do të ndryshonin fatin e milionave njerëzve? Si arriti ai, i vetëm, t’i fotografojë këto dokumente me saktësinë e nevojshme teknike? Dhe t’i vidhte ato duke shmangur kurthet elektrike që mbante kasaforta? Të gjitha këto pyetje ndoshta do të mbeten pa përgjigje. Britanikët ndihen, ende dhe sot, shumë të prekur që ranë në kurthin e një shërbëtori shqiptar në një çështje kaq të rëndësishme. Dhe shumë janë të bindur se do të ishte më mirë për prestigjin britanik, që bota të dinte se Ciceroni ishte në të vërtetë një spiun anglez.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV