Borussia e mund Manchester United në garën për talentin Bellingham

Një mori klubesh elitare ishin gjithashtu të interesuar ta joshnin Bellingham, por i riu ka zgjedhur Dortmundin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Borussia Dortmund ka siguruar firmën me adoleshentin shumë të vlerësuar të Birmingham, Jude Bellingham, një prej futbollistëve me të ardhme premtuese dhe nga më të kërkuarit në merkaton që ende nuk ka nisur. Klubi i Bundesligës pritet të njoftojë marrëveshjen në ditët e ardhshme, me Dortmundin që duket se ka mbyllur akordin për rreth 20 milionë Euro.

Manchester United ishte prej muajsh në ndjekje të talentit dhe shumë pranë për të nënshkruar me 16-vjeçarin. Red Devils madje e ftuan Jude Bellingham për një turne rreth bazës së tyre të stërvitjes, por duket se ka qenë pa vlerë.

Një mori klubesh elitare evropiane ishin gjithashtu të interesuar ta joshnin Jude Bellingham, por siç raportohet nga ESPN, i riu ka zgjedhur Dortmundin. Bellingham nuk do të jetë në gjendje të firmosë një marrëveshje profesionale derisa të mbushë 17 vjeç, kohë që do të jetë në 29 qershor.

Ai aktualisht po fiton vetëm 145 Paund në javë në Birmingham, por raportohet se i është dorëzuar një ofertë prej 60,000 Paundësh në javë në klubin e tij të ri. Diferencën gjykojeni vetë…

Të fundit

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

Lajme të tjera

Web TV