Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se ditën e nesërme për shkak të punimeve në disa fidera të nënstacionit të Selitës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Dy zonat që do të mbeten pa energji elektrike janë rruga “Muhamet Gjollesha” dhe “Sandër Prosi”.
Oraret kur do të stakohet energjia janë paradite 09:00- 11:00 pjesërisht në rrugën ‘’Muhamet Gjollesha’’ si dhe 11:00- 13:30 rruga ‘’Sandër Prosi’’.
Njoftimi nga OSHEE:
Pershendetje. Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 23 qershor
Për shkak të remontit të planifikuar në disa fidera të NST Selitë, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
Pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sandër Prosi”/Re.Gu/Fjala.al