Prizren/Digjet një person në makinë, flet dëshmitari që lajmëroi policinë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në video duket që shenjat e zjarrit ende nuk janë shuar. Te mbikalimi në fshatin Vlashnje, Selam Ademaj u dogj në makinë e tij të tipit Opel Kadett.

Personi që kishte kaluar i pari në atë zonë ishte një person që po kulloste bagëtinë. Ky nuk  ka dashur të identifikohet, por ka treguar se si e ka gjetur trupin e pajetë të viktimës.

Ndërkohë me rastin tani po merret Prokuroria e Prizrenit.

Kryeprokurori i këtij organi të akuzës Admir Shala thotë se për këtë rast ishin informuar nga qytetarët.

Shala thotë se tani janë duke i grumbulluar informacionet, por ende nuk dihet shkaqet e vdekjes të personit në fjalë.

E në shtëpinë e të ndjerit në lagjen Jeni nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast.

Askush nga familja nuk ka pranuar të flasë, por e kanë konfirmuar që i ndjeri është një persona me inicialet  S. A emër i njohur për redaksinë.

E trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV