Kosova/ Zyrtarizohet kalendari i grupit 3 të Ligës së Kombeve të Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të Evropës, Kosova e nis më 3 shtator 2020 ndaj Moldavisë.

Kështu, pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së virusit korona, përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të rikthehet me ndeshje në muajin shtator, pasi UEFA ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve për edicionin e ri të veprimtarisë së dytë të përfaqësueseve të kontinentit të vjetër.

Dhe përfaqësuesja e njohur me nofkën “Dardanët”, garën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të Evropës do ta nisë një nivel më lart, teksa edicionin e shkuar konkurronte në Ligën e fundit, Ligën D, por tanimë është ngjitur në nivelin e 3-të, në Ligën C.

Dhe Kosova e nis ndaj Moldavisë, në fushën e kësaj të fundit, në takimin që luhet më 3 shtator 2020.

Kurse, ndeshja e parë në shtëpi do të jetë ajo ndaj Greqisë, që do të luhet në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, më 6 shtator 2020.

Mëse një muaj më pas, më 10 tetor 2020, po në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës zbarkon edhe përfaqësuesja e Sllovenisë. Në takimin e 4-t dhe atë të 5-të, Kosova luan jashtë, teksa udhëton drejt Greqisë fillimisht e, më pas, Sllovenisë.

Ndërsa pjesëmarrjen e saj në grupin e 3-të të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës, Kosova e mbyll po në Prishtinë, ku do të presë Moldavinë. Duhet theksuar se të gjitha ndeshjet e Kosovës në këtë grup nisin në të njëjtin orar, në 20:45.

Ndërkohë, më 8 tetor 2020, Kosova do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të edicionit të parë të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, në Shkup, në rrugën drejt Evropianit.

Liga e Kombeve të Evropës

Liga C

Lexo edhe :  Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më...

Grupi 3Të enjten, 3 shtator 2020:

Moldavi – Kosovë                               (20:45)

Të dielën, 6 shtator 2020:

Kosovë – Greqi                                    (20:45)

Të shtunën, 10 tetor 2020:

Kosovë – Slloveni                                (20:45)

Të martën, 13 tetor 2020:

Greqi – Kosovë                                    (20:45)

Të premten, 13 nëntor 2020:

Slloveni – Kosovë                                (20:45)

Të hënën, 16 nëntor 2020:

Kosovë – Moldavi                               (20:45)/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV