Rama flet si kryesues i OSBE: Optimist, por i shqetësuar që nuk ka vullnet për përmirësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga Kryeministria, në cilësinë e kreut të OSBE-së, zhvilloi Konferencën Vjetore të Sigurisë ku u shpreh optimist që prej momentit kur mori detyrën e rëndësishme por e shqetëson mungesa e vullnetit për përmirësim.

Në 6 muaj nga marrja e kryesisë nga Shqipëria të OSBE-së, shefi i qeverisë shqiptare ftoi vendet anëtare të kontribuojnë realisht për të siguruar që themelet e sigurisë së përbashkët të kësaj organizate të mos goditen.

“Më lejoni t’ju përshëndes të gjithëve nga Tirana, Shqipëria. Është kënaqësi e nder që të rishikojmë tablonë e sigurisë. U bënë 6 muaj në krye të OSBE, kaluam kufizimet dhe ndërlikimet e COVID-19 për të vijuar me aktivitet.

Është e qartë për mua se kemi nevojë për ndryshim. Megjithatë shoh një mungesë vullneti për të reflektuar seriozisht dhe për të përdorur imagjinatën. Kjo po prek themelet e sigurisë së përbashkët të organizatës sonë”, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë, duhet angazhim i përbashkët dhe është koha për ndryshim tani. “Pa repsektuar atë që kemi ndërmarrë bashkë e pa angazhim për të bashkëbiseduar s’mund të shpresojmë e jo më të presim të nxirret një Europë me stabël dhe më e sigurtë. Duhet të bëjmë përpjekje sa më të mirëfillta për të filluar të mendojmë ndryshe.

Le të jemi më kurajozë e të propozojmë e diskutojmë hapur, të përballemi hapur me njëri tjetrin për mënyrën si mund të punojmë për përmirësimin e gjërave, të ndërtojmë më shumë stabilitet dhe në mënyrë të hapur të të shikuarit gjërat përmes dialogut, si mund ta drejtojmë OSBE drejt rrugës për tu mëkëmbur”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e...

Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë”, mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien...

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i...

Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Sula, i ftuar...

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në një përshkallëzim të postimeve kërcënuese...

Lajme të tjera

Web TV