Vidhen zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mesnatës së mbrëmjes së djeshme janë vjedhur zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Kashar.

Ngjarja e rëndë është konstatuar nga pastruesja e Drejtorisë së Patentave, pasi kanë qenë zyrat e kësaj të fundit që kanë rënë pre e grabitësve.

Mësohet se autorët kanë hapur një kasafortë dhe kanë marrë gjithçka që kanë gjetur brenda, ndërsa kasafortën e dytë e kanë marrë siç ishte, pasi duket se nuk kanë mundur që ta hapin dot në vend.

Nuk dihet ende se çfarë kanë vjedhur, apo se sa para kanë qenë në kasaforta, megjithatë policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.ka.ta/Fjala.al/

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Të fundit

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës...

Negociatat Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila...

Një çast gjykimi ka ardhur: jo vetëm për Netanyahu-n, por edhe për mbështetësit e tij

Nga Owen Jones Sulmi i rinovuar i Izraelit mbi Gazën ka nxitur dënim ndërkombëtar, por shumë nga ata që po e kritikojnë sot, do të...

Sorkadhet e Parkut Kombëtar të Tirënës në mëshirë të fatit

Nga Sefer Pasha U bënë dy muaj që tre - katër sorkadhe u dalin përpara qytetarëve. Ato lëvizin në udhët e Parkut Kombëtar të Tiranës....

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV