Zbardhen detajet e grabitjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit mesnatën e djeshme në Kashar.

Burime për Fjala.al bëjnë me dije se grabitësit janë futur në drejtori nga dritarja e më pas kanë thyer një nga kasafortat me leva, në pamundësi për të hapur kasafortën e dytë ata e kanë marrë atë me vete.

Po këto burime theksojnë se shuma e parave të vjedhura nuk dihet ende, por mendohet të jenë 500 mijë lekë të vjetra.

Kamerat e sigurisë kanë kapur makinën me të cilën janë larguar autorë dhe policia ka bërë identifikim se në pronë të kujt është, pasi kanë pamje nga targat mjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të grabitjes, ndërsa rikujtojmë se ngjarja u identifikua nga pastruesja mëngjesin e sotëm.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV