Këcënimi i Iranit/ Meta tregon pasojat e rrezikshme të këtij veprimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi I Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak ka marrë dhe reagimin e Presidentit Meta. Ai e ka cilësuar sulmin Iranian si veprim provokues me pasoja të rrezikshme.

Po ashtu Presidenti nënvizon se Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Reagimi i Ilir Metës:

Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombëtare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.

Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.

Të fundit

Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar...

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

Lajme të tjera

Web TV