Basha pas takimeve në Vorë: Abuzuesit nuk do t’i gëzojnë paratë, qytetarëve do iu kthehet çdo qindarkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimeve në Vorë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka parlajmëruar se abuzuesit do përgjigjen para ligjit dhe pandëshkueshmërisë do i vijë fundi.

Në statusin e tij Basha shkruan se çdo shqiptari do i kthehet çdo qindarkë.

Basha ka shtuar se qeveria e tij do të ulë taksat për bizneset dhe do të mbështesë të gjithë fermerët.

STATUSI I PLOTË

Sot në Vorë u takova me qytetarë, sipërmarrës të vegjël dhe fermerë, që vuajnë ditë për ditë pasojat e krizës ekonomike, problemet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit dhe mbyllja për shkak të COVID-19.

Varfëria është ulur këmbëkryq në Vorë, ndërsa bizneset e vogla po falimentojnë nga rënia e fuqisë blerëse dhe taksat e larta.

Fermerët e Vorës si në gjithë Shqipërinë vuajnë pasojat e çmimeve të rritura te naftës, dritave, plehrave kimike e farërave. Kostoja e punës u rritet vazhdimisht, ndërsa shitja e prodhimeve ka rënë edhe për shkak të pamundësisë së qytetarëve për të blerë këto produkte.

Fermerët më thanë se kanë pësuar miliona lekë humbje nga mbyllja për shkak të koronavirusit, pasi produktet e tyre kalben për mungesë tregu.

Ndërkohë që Vora si e gjithë Shqipëria, është zhytur në krizë të thellë, RAMAVIRUSI vazhdon të çojë paratë e taksave të shqiptarëve tek një grusht njerëzish të lidhur me qeveritarët. Vetëm dje, me një firmë, i dhanë 500 mijë euro nga lekët e shqiptarëve klientëve të tyre të inceneratorëve, ndërsa shqiptarët po varfërohen çdo ditë.

Po këto para nuk do t’i gëzojnë. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit. Çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit do t’u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të shkojnë në burg. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund.

Lexo edhe :  Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Bashkë me shqiptarët që sot janë më të bashkuar se kurrë kundër së keqes, ne do të ndërtojmë një qeverisje normale. Në planin tonë ne do parashikojmë uljen e taksave për t’u dhënë mundësi bizneseve të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetën e tyre e të kenë mundësi të hapin edhe vende pune.

Paratë që sot shkojnë për aferat korruptive të koncesioneve dhe PPP, do të shkojnë për të subvencionuar fermerët në bazë të prodhimit të tyre, për të ndërtuar infrastrukturën bujqësore dhe rrugore të fshatrave.

Vendi ynë ka resurse të mëdha, njerëz punëtorë e të talentuar. Detyra jonë është t’u japim mundësi të punojnë dhe jetojnë mirë në vendin e tyre./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3268957976488694

Të fundit

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku...

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të...

Lajme të tjera

Web TV