Grabitja në zyrën e patentave, Drejtoria zbulon shumën e marrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Patentave ka reaguar pas vjedhjes së 706.148 lekëve të reja ndodhur mesnatën e djeshme.

Në një njoftim për mediat kjo drejtori ka theksuar se nga kjo ngjarje ka një lajm pozitiv, pasi çdo vlerë financiare garantohet.

Më tej Drejtoria e Patentave ka theksuar se shërbimi vijon normalisht.

Reagimi i plotë:

Nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja. (Përveç hetimit do ketë dhe auditim të posaçëm nga DPSHTRR!) Vijon hetimi nga organet kompetente që do përcaktojë në detaj çdo element për t’u vijuar më pas me nxjerrjen e çdo përgjegjësie ligjërisht.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

LAJM POZITIV nga DPSHTRR, për t’u ditur që çdo vlerë financiare garantohet! Subjekti BKT, me të cilin DPSHTRR ishte në proces gjyqësor për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017, ktheu shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë! ??✌️

Shërbimi vijon normalisht! ????✔️

#DPSHTRR #Informacion #Transparencë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri...

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës së Durrësit. E ftuar në studion...

Negociatat Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila...

Një çast gjykimi ka ardhur: jo vetëm për Netanyahu-n, por edhe për mbështetësit e tij

Nga Owen Jones Sulmi i rinovuar i Izraelit mbi Gazën ka nxitur dënim ndërkombëtar, por shumë nga ata që po e kritikojnë sot, do të...

Sorkadhet e Parkut Kombëtar të Tirënës në mëshirë të fatit

Nga Sefer Pasha U bënë dy muaj që tre - katër sorkadhe u dalin përpara qytetarëve. Ato lëvizin në udhët e Parkut Kombëtar të Tiranës....

Lajme të tjera

Web TV