Hallaçi: Objektivat e Kukësit në Kupë dhe kampionat nuk kanë ndryshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej një bojkoti që u përpoqën ta mbajnë në heshtje, duke e kompensuar me një “kundërsulm frontal” të presidentit të nderit, Safet Gjici, nëpër gazeta dhe studio televizive, gjendja tek Kukësi mbetet e nderë, teksa skuadra verilindore përgatitet për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë me Apoloninë.

Dhe, në daljen para medieve të martën, zv/trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka folur preferuar t’i referohet përballjes me fierakët, ku verilindorët do të shkojnë për të mbrojtur atë fitore 2-1 të arritur në fushë të hua në ndeshjen e parë.

“Kemi marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, e kemi vlerësuar kundërshtarin edhe pse është një kategori më poshtë, – ka deklaruar të martën ish-futbollisti, tanimë pjesë e personelit teknik të Kukësit.

– Do ta vlerësojmë njëlloj edhe të mërkurën, pasi kundërshtari ka një ekip të fortë. Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme. Ndeshjet në Kupë kanë specifikë tjetër dhe nuk lejohet hapi fals. Besoj se do të kualifikohemi, e meritojmë.”

Nr. 2 i stolit kukësian nuk e fsheh se skuadra ka marrë një goditje në betejën e saj në kampionat, por nuk pranon të dorëzohet. “Kemi humbur kundër Laçit, pretendonim të fitonim që të ishim më afër Tiranës, por nuk ia dolëm dot, – ka pohuar 36-vjeçari.

– Objektivat janë ende, edhe në kampionat edhe në Kupë. Do të luajmë të mërkurën dhe pastaj do të mendojmë për Bylisin. Ndoshta do të pushojnë 1-2 lojtarë për ndeshjen e kampionatit, por 90% skuadra do të jetë e plotë, për të marrë një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit.”

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së të hënës, përtej ankesave për gjykimin, presidenti Gjici ka vënë pikat mbi “i”, duke nxjerrë përgjegjësitë e rezultateve të Kukësit. “Ne kemi bërë shumë gabime, u mundëm drejtpërdrejt, – ka deklaruar ai në një lidhje direkte në një emision sportiv. – Gafat që kemi bërë mblidhen në fund dhe del ky rezultat. Përgjegjësia kryesore është e lojtarëve dhe pastaj edhe te stafi. Pastaj kanë ndikuar edhe këto gjërat e jashtme.”

Lexo edhe :  Yann Sommer dhe mbrëmja magjike kundër Barçës, media spanjolle: Vlen për Topin e Artë

“Kanë ndikuar disa faktorë, – ka vijuar kreu i klubit verilindor, njëkohësisht edhe kryetar Bashkie i Kukësit. – Kemi luajtur çdo ndeshje jashtë. Nuk jam i kënaqur me disa nga lojtarët që janë marrë me bujë. Kemi pasur rezultate të mira, por kemi bërë disa hapa fals në disa ndeshje që i kemi pasur të fituara. Ndoshta ka gabuar stafi, ndoshta lojtarët. Në fund numërohen pikët dhe ja ku jemi.”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV