Solskjaer “siguron” Interin dhe Romën: Sanchez dhe Smalling? Huatë zgjaten

“A duhet të zgjaten huazimet e Sanchez dhe Smalling? Kështu mendoj. Ka mbetur gjithçka te administrata" tha trajneri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Manchester United foli në konferencë për “çështje burokratike” të pastra në lidhje me dy futbollistë që konsiderohen jashtë projektit për  të ardhmen ën Old Trafford. Sanchez dhe Smalling do ta përfundojnë sezonin deri në fund të gushtit me fanllat e Interit dhe Romës. Dhe sipas fjalëve Ole Gunnar Solskjaer, menaxherit të Manchester United, skuadër që zotëron të dy kartonët, lojtarët do të jenë gjithashtu në dispozicion të Conte dhe Fonseca për kalendarin e Europa League në fund të kampionatit.

Ole Gunnar Solskjaer la të kuptohej se huatë e tyre do rinovohen pasi si Smalling ashtu dhe kiliani Sanchez, nuk kanë vend në formacion. Trajneri i Djajve të Kuq nuk i sheh në horizont asnjë nga futbollistët.Është problem real që disa çështje burokratike mbeten ende të pazgjidhura, por tekniku norvegjez premtoi se nuk do bëhet pengesë, duke hapur derën e optimizmit.

“A duhet të zgjaten huazimet e Sanchez dhe Smalling? Kështu mendoj. Ka mbetur gjithçka te administrata dhe dokumentet. Shpresoj se ata do rregullojnë gjithçka “.

Të fundit

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Lajme të tjera

Web TV