Coronavirus në tenis, babai i Djokoviç akuzon Dimitrov: Ishte i infektuar

Babai i Djokoviç, si zakonisht, nuk përdor lojëra fjalësh për të shprehur mendimet e tij dhe siç ndodh shpesh, shkakton polemikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polemikat nuk kanë fund pas rasteve pozitivet me Covid-19 që u shfaqën gjatë turneut Adria mes tenistëve elitarë. Për të “ushqyer” më shumë gazetat dhe portalet e thashethemeve dhe shoëbiz, mendoi Srdjan Djokovic, babai i Novak, i cili sulmoi ashpër Grigor Dimitrov, i pari nga 4 tenistët që zbuloi se kishte coronavirus në trup.

“Pse ndodhi? Sepse ai njeri(Dimitrov) me siguri erdhi me një infeksion nga kush e di ku, ai nuk është testuar këtu, e ka bërë atë diku tjetër. Unë mendoj se është gabim kjo histori. Ka shkaktuar dëme të mëdha si në Kroaci ashtu edhe familjes sonë ” tha babai i serbit.

Babai i Djokoviç, si zakonisht, nuk përdor lojëra fjalësh për të shprehur mendimet e tij dhe siç ndodh shpesh, shkakton polemikë dhe bujë. Në një kohë si kjo, do të ishte më mirë sikur të mbizotëronte heshtja, sepse fjalët e prindit të numrit 1 të botës në televizionin kroat RTL hedhin “benzinë” në zjarrin ende të ndezur. Sulmi  kësaj here është ndaj Dimitrov, i cili ishte ndjerë keq të shtunën e kaluar në qytetin kroat të Zadarit, gjatë turneut të dytë të garës, dhe u kthye në Monako, ku jeton, për t’iu nënshtruar testit për koronavirus, që  më pas pozitiv.

Tenisti bullgar dyshohet si përgjegjësi kryesor për vatrën e Covid-19 dhe shpërthimin, pasi Dimitrov kishte simptomat, por nuk ‘i kishte raportuar ato, duke marrë pjesë në të gjitha eventet që lidhen me turneun, përfshirë lojërat e basketbollit, festa në disko dhe takime me tifozët.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV