Fëmijëria e vështirë e Ronaldos: Miu më hante fytyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithatë në të kaluarën, ose më saktë në fëmijëri, Ronaldo ka pasur shumë vështirësi dhe një jetë të varfër. Këta e ka treguar vetë sulmuesi portugez në intervista të shumta të dhëna, por së fundmi e ka treguar edhe motra e tij.

Katia Aveiro, në një postim në rrjetin social ka shpërndarë një foto nga shtëpia e Ronaldos në të kaluarën, e cila duket në gjendje të mjerueshme.

Pikërisht në këtë foto, ajo gjithashtu tregon edhe një moment të veçantë, ku thotë se shtëpia kur ishin të vegjël ishte vetëm në tulla nga brenda dhe një mi po i hante fytyrën asaj kur ishte e vogël, por për fat të mirë aty kishte shkuar nëna e saj dhe e kishte shpëtuar.

Postimi i plotë

Kur isha akoma një foshnjë disa muajshe, në shtëpinë e cila nga brenda ishte vetëm me tulla, një mi më ishte afruar te fytyra dhe më kafshoi. Për fat të mirë nëna mbërriti në kohë dhe më shpëtoi, pasi nëse diçka do kishte ndodhur unë do kisha dëmtime në fytyrë tani. Unë nuk kam turp aspak ta tregoj këtë.

Jam rritur në një lagje të varfër. Që në moshë të re kam mësuar të vlerësoj atë pak që kam pasur, jeta është përgjigjur gjithmonë me kalimin e kohës me alternativa dhe ne i kemi ndihmuar njëri-tjetrit. 

Aty lindi bashkimi, sepse ne ndamë me njëri-tjetrin çdo gjë. Meqenëse isha e vogël, nëna ime më mësoi të ndaja atë që kishim midis nesh, të gjithë duhet dhe mund ta ndihmojnë dikë, pavarësisht nga statusi i tyre shoqëror. Ndihma është e gjerë. Unë jam ndihmuar nga njerëzit që nuk i njihja. Nëse doni të ndihmoni dikë, mos u jepni atyre peshk, por mësoni ata si të peshkojnë.”, shkruan motra e Ronaldos.

Lexo edhe :  Fëmijët në Gaza vriten teksa prisnin të mbushnin ujë/ Izraelitët: Ishte gabim teknik

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ttrajner i Seria A përfundon në spital, nuk u ndje mirë gjatë seancës stërvitore

Mauricio Sarri ka përfunduar në spital sot për shkak se nuk ndjehej mirë pas seancës stërvitore që ka drejtuar....

Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, evakuohen shtatë vendbanime

Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas shpërthimit në mesditë të së martës në një zonë pyjore në rajonin...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje

Qeveria ka nisur aksionin prej disa ditësh për sigurinë ushqimore, duke kërkuar fatura për të garantuar gjurmueshmërinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Ish-ministri i Bujqësisë,...

Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve të Shqipërisë, fluks i lartë në pikat kufitare

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Lajme të tjera

Web TV