Koncensioni i Porto Romanos dhe shërbimi i pagave, Kuvendi rrëzon dekretet e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas diskutimeve të shumta që shoqëruan sot seancën e radhës penale,  në fund deputetët votuan projektligjet dhe Aktet Normative që ishin në rend të ditës

Por, gjithashtu sot maxhoranca ka rrëzuar dy dekretet e Metës për ligjin e shërbimeve të pagesave dhe shtesën e kontratës së koncensionit në Porto-Romano.

Nga ana tjetër deputetët kanë miratuar dy ligje të rëndësishme që është ai i policisë së burgjeve dhe për shërbimin e provës, por është marrë dhe vendimi për përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

VOTIMET E PLOTA

Akti Normativ nr. 21, “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 30/2020”, u miratua me 92 vota pro, 11 kundër, 9 abstenim.

Akti normativ nr. 22, datë 27.05.2020 “Për shfuqizimin e aktit normativ nr. 13 datë 02.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 34/2020”, u miratuar me 94 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim.

Me 98 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim, u miratua Akti Normativ nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”. Ligji për “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës”, u miratua me 91 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenim. Me 92 vota pro, 12 kundër dhe 3 abstenim u miratua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, të ndryshuar”.

Lexo edhe :  Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

Ligji “Për Policinë e Burgjeve” u miratua me 91 vota, po ashtu me 92 vota u miratua dhe ligji për “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Ndërkohë maxhoranca ka rrëzua në bllok projektligjin “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish – funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”.

DEKRETET QË U RRËZUAN

U rrëzua me 89 vota kundër dekret i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”, po ashtu me 85 vota kundër u rrëzua dhe dekreti “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncensionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano Durrës”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Sa vjet zgjati Senati Romak? Më shumë se vetë qyteti

Senati Romak u krijua më 21 prill 753 para Krishtit dhe zgjati 1382 vjet, më shumë se e gjithë...

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të papëlqyeshëm. Por ato janë gjithashtu...

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit që janë tradhtuar në...

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

Lajme të tjera

Web TV