Lotito tenton “blitz”, miliona dhe 2 lojtarë shtesë për të marrë Kumbullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orë shumë të nxehta për të ardhmen e Marash Kumbullës, futbollistit shqiptar më të kërkuar në merkaton europiane. Lazio po përpiqet të finalizojë sezonin me një goditje të fortë e duke favorizuar raportet e mira mes shqiptarëve, të marrë një lojtar që garanton repart më vete, në prapavijë. (fjala.al).Duke parashikuar konkurrencën e madhe nga Interi dhe Juve, presidenti Lotito dhe Drejtori Sportiv Igli Tare morën vetë situatën në dorë.

Ata u takuan me presidentin e Veronës, Maurizio Setti dhe drejtorin Tony D’Amico në zonën e “Villa San Sebastiano” për të folur për mbrojtësin e lindur në 2000 dhe për të përgatitur sulmin final që do shmangë burokracitë. (fjala.al). Nëse arrihet akordi, do të sillte në Formello, në qendrën e Lazio një nga lojtarët më të lakmuar në këtë sesion të tregut, si për moshën e tij të re, ashtu edhe për atë që tashmë është duke treguar në Serie A.

Lazio vendosi të shkojë në sulm, duke u përpjekur të djegë të gjithë rivalët. Për qendërmbrojtësin e Hellas Verona, një skuadër si Inter tashmë kanë hedhur në “tavolinë” 25 milionë euro të cilëve i shtohen bonuset. Por bardhekaltërit e shqiptarit Igli tare janë gati për të ngritur “stekën”. Është folur për një ofertë prej rreth 20 milionë Euro plus disa kundërpesha teknike të vlerësuara veçanërisht nga Verona, futbollistë që përfshijnë Cristiano Lombardi, aktualisht hua te Salernitana dhe Valon Berishën në kthim nga huazimi në Gjermani. Lazio është serioze për blerjen e Kumbullës, por vetëm koha do tregojë nëse ia del…(fjala.al).

Të fundit

Capello veçon vetëm dy lojtarë tek Milani: “Do të shisja gjithë skuadrën”

Tre vite më parë, në rrugët e Lombardisë ishte një gëzim i pakufizuar, teksa Milan festoi titullin e 19-të...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 29 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Rama provokon opozitën në podkast/ Fton të rinjtë e FRPD-së: Nuk iu bën syri tërr

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podkastit “Flasim” ka ftuar të rinjtë e FRPD-së. Rama është shprehur se kjo është ndeshja e kthimit,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, do të shpalosë sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën do të kërkojë...

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

Nga Lutfi Dervishi Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur? Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me...

Lajme të tjera

Web TV