Civici: A është i dëmshëm borxhi i lartë që ka Shqipëria?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2013 socialistët erdhën në pushtet me një premtim sipas të cilit do ulnin borxhin publik nga 60 për qind në 50 për qind. Por pas 7 viteve në pushtet ky borxh jo vetëm nuk u ul por sot shkon në 80 për qind. Lidhur me këtë Adrian Civici profesor i ekonomisë tha  në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se kjo nuk mund të quhet gabim. Sipas tij rritja e borxhit në këto kushte është një zgjidhje e detyruar.

-Ju profesor keni ngritur disa herë problem çështjen e borxhit. 60% ishte borxhi në qeverisjen e PD. Sot e kemi 82-85.

Mund të shkojë 82-85 por shifrat zyrtare janë 77-78.

-Çfarë domethënie ka kjo që Shqipërisë po i shkon borxhi mbi 80%?

Thellimi i borxhit në këto 6 muaj nuk ka qenë një zgjedhje për ne, por një zgjidhje e detyruar. Ne nuk kishim rrugë tjetër për të kompesuar të gjithë nevojat që kemi dhe ato më imediatet. Qeveritë duhet të marrin përgjegjësitë në këto momente shumë të vështira që nëpërmjet borxhit të kompesojmë. Në këtë krizë nuk u paraqit asnjë alternativë tjetër. Europa hoqi dorë nga një nga kriteret kryesore të Manstritit që kishte nivelin 60% të borxhit dhe vendet kryesore Evropiane tani duke filluar nga Italia që e kaloi 100% dhe po shkon 120. Borxhi bëhet problematik për vende me ekonomi të brishtë. Për vende si Shqipëria në periudha normale, borxhi normal duhet të ishte midis 40 dhe 50%. Tani do jemi të detyruar që të bashkëjetojmë të paktën për një periudhë 10 vjeçare me një borxh të lartë./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

https://www.youtube.com/watch?v=JqCyyRqTG7o

Të fundit

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligut në A2 CNN...

Lajme të tjera

Web TV