Civici: Pensionet, gropa 500 milion euro e ekonomisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga problemet më të mëdha të ekonomisë shqiptare është ajo pjesë  e buxhetit që jepet për pensionet. Këtë e pranon profesori i ekonomisë Adrian Civici . Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Civici deklaroi se problemi i pensioneve është tepër i rëndësishëm.

Edhe problemi i pensioneve është një problem shumë i rëndësishëm sepse ne jemi në një sistem ku dominon skema ku ai që kontribuon, kontribuon për dikë tjetër që e merr. Ne nuk jemi futur në atë masë që duhet as pensionet suplementare dhe as pensionet private. Aq më pak atë që quhet kapitalizmi i pensioneve, pra që ti të marrësh pension atë që ke derdhur vetë gjatë jetës e cila trajtohet si kapital si kursim dhe shteti nuk mban përgjegjësi. Kurse këtu shteti mbush çdo vit më shumë se 500 milion euro gropën e sistemit të pensioneve. Pra, po të vëmë në balancë pagesat që bëhen në Sigurimet Shoqërore dhe asaj që jep shteti çdo vit nga buxheti i shtetit gati 500 milion kompensohet. Kemi filluar një reformë pensionesh që do të dojë një periudhë 10-15 vjeçare nëse do jetë në ato efekte që duhet sepse ka dhe efekte sociale ndaj është shtyrë vazhdimisht. Kemi filluar të përdorim dhe atë që quhet kolonë e dytë, pra pensionet suplementare që ti të marrësh një minimum social si pension dhe pjesën tjetër ta kompensosh me kontribute të tjera që ke dhënë ose të fillohet me pensionet private që është një skemë që hyn te skemat liberale./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=cqKUK-8R_ss

Të fundit

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

Lajme të tjera

Web TV