Liverpool kampion pa luajtur! Chelsea mund Manchester City dhe vendos titullin

Reds nuk luajtën fare këtë të enjte, por admiruan fitoren e Chelsea 2-1 kundër Manchester City që i jep matematikisht fronin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse rruga ishte shtruar në harkun e javëve të tëra vuajtje dhe fitore të merituara në fushë, Liverpool fiton kampionatin anglez, duke shikuar nga ekrani i vogël. Reds nuk luajtën fare këtë të enjte, por admiruan fitoren e Chelsea 2-1 kundër Manchester City që i jep matematikisht fronin pas plot 3 dekadash mungesë.

Në impiantin londinez “Stamford Bridge” u luajt një ndeshje e bukur dhe me emocione por që foli në fund për Blues, të aftë të marrin 3 pikë të vyera në luftën për të mbajtur një vend në Champions League. Christian Pulisic i dha avantazhin londinezëve por një perlë e Kevin de Bruyne nga goditje dënimi barazoi shifrat në të 55′.

U desh një penallti e mesfushorit Willian për të vendosur suksesin e  Chelsea, e bashkë me të shkurorëzimin e Manchester City, dhe ngjitjen në fron të Liverpool të drejtuar nga Jurgen Klopp.

Të fundit

Nesër gjyqi për Veliajn, zbulohet ora kur do të mbahet seanca

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion zhvillon nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së...

Reagimi i Ramës për Veliajn/ Basha: Edhe kryeministri në ‘klubin’ anti-SPAK

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Erion Veliajt. Basha shkruan se arrestimi i Veliajt dhe...

Çfarë po ndodh? A do të rikthehet G-Bani sonte në BBVA?

Ditën e djeshme, në rrjet filluan aludimet se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP. Megjithatë këtyre aludimeve u ka...

Rrjetet sociale shkaktojnë varësi jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të moshuarit

Rrjetet sociale kanë krijuar varësi dhe jo vetëm tek fëmijët dhe të rinjtë, por tashmë edhe tek gjyshërit tanë, të cilët si pa e...

Ligji i Akademisë së Shkencave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Ligjin e Akademisë së Shkencave. Gjykata nuk kishte shumicën për të rrëzuar ligjin, pasi gjyqtarët janë...

Lajme të tjera

Web TV