Remdesivir i pari ilaç kundër virusit! BE rekomandon përdorimin e tij te pacientët e infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Europiane e Mjekësisë (EMA) ka rekomanduar që ilaçi anti-viral Remdesivir të autorizohet për përdorim në trajtimin e pacientëve me koronavirus në Bashkimin Europian.

“Remdesivir është i pari ilaç i COVID-19 që rekomandohet për autorizim në BE,” tha agjencia në një deklaratë.

Komiteti i EMA tha se do të testohej tek të rriturit dhe tek adoleshentët 12 vjeç e sipër me pneumoni, të cilët kanë nevojë për oksigjen.

Remdesivir është rekomanduar gjithashtu nga presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë zyrtarë të shëndetësisë si një ndër ilaçeve më premtues për të luftuar COVID-19.

Një studim tregoi se pacientët me COVID-19, të trajtuar me remdesivir janë shëruar për 11 ditë në krahasim me pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral, të cilëve u është dashur 15 ditë.

Kjo do të thotë se pacientët e trajtuar me këtë ilaç janë shëruar 31 për qind më shpejt se pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral.

Studimi, sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të SHBA, nisi në shkurt dhe përfshiu 1,063 pacientë në SHBA, Europë dhe Azi.

Remdesivir pengon një enzimë që ndihmon kopjimin e viruseve RNA (Acidit ribnukleik) dhe ka qenë e suksesshme kundër koronavirusit në studime laboratorike.

Megjithatë, bota shkencore dhe ajo mjekësore janë  ende në pritje të të dhënave zyrtare nga organizmat botërorë për efektivitetin e trajtimit me plazmën e të shëruarve nga Covid, megjithëse dje një studim kinez tregoi se niveli i antitrupave të krijuar te pacientët ulej me 70% brenda tre muajve.

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19 për momentin. Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, i cili kryen hartografimin dhe monitorimin periodik, 93% e studimeve janë bazuar mbi terapitë dhe vetëm 7% te parandalimi.

Lexo edhe :  Parashikimi për motin gjatë vitit 2025: Çfarë pritet të sjellë fenomeni La Nina

Në muajin maj edhe SHBA autorizuan përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV