PS, gati për fushatë/ Spiropali: Të vërtetojmë me votë se rruga e transformimit vazhdon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste duket se ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021-it.

Kryetarja e Partisë Socialiste Tiranë, Elisa Spiropali, që mban edhe postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka thënë në një mbledhje me Këshillin Koordinues të Qarkut Tiranë se socialistët e kryeqytetit: “ janë gati për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021”.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:

Duke ruajtur distancimin social, por duke forcuar dita ditës frymën e ekipit, zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021 ??

Partia Socialiste është e ndërtuar mbi modelin e besimit, frymës dhe punës së njerëzve të zakonshëm. Kjo forcë qëndron si konstrukt në vlerat më të mira të komunikimit, solidaritetit, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes rinore.

Partia Socialiste ka barrën dhe privilegjin të edukojë politikisht me vlerat më të larta njerëzore e politike jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e saj,por edhe ata qytetarë shqiptarë që janë pré e çedukimit ku ka rënë ngarkesa e mjerë kulturore opozitare shpifëse dhe përçarëse, ku e vetmja pëlhurë e zbehtë ideologjike mbetet tribalizmi i pashoq dhe gjuha e urrejtjes.

Tirana, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, janë gati për të vërtetuar me votë se rruga e transformimit vazhdon?Bashkë??/ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV