“Obamacare” mund të shfuqizohet, kërkesë e administratës Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shfuqizojë “Aktin për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm”, njohur ndryshe si “Obamacare”. Ky hap që u ndërmorr nga administrata të enjten vonë, vjen ndërsa rastet me koronavirus në vend po rriten duke shënuar nivele të larta.

Në dallim nga shumica e vendeve perëndimore, mbulimi shëndetësor në SHBA është i lidhur me punësimin. Prej vendosjes së masave kufizuese me fillimin e pandemisë miliona vetë kanë humbur punën dhe sigurimin shëndetësor. Për më tepër, jo të gjitha vendet e punës të garantojnë sigurim shëndetësor, gjë që i detyron amerikanët ta blejnë vetë.

Synimi i “Obamacare” është që të ndihmojë në blerjen e sigurimin shëndetësor me çmime të arsyeshme. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha në një deklaratë se “fushata e Presidentit Trump dhe republikanëve për të shkatërruar mbrojtjet dhe përfitimet që ofron Akti për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, në mes të krizës së koronavirusit është një akt i një mizorie i pashoqe”, siç tha ajo. Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet e parë mbi këtë çështje në muajin tetor.

SHBA vazhdon të kryesojë për nga numri i infeksioneve në rang botëror me 2.4 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. Të enjten Shtetet e Bashkuara raportuan mbi 39 mijë raste të reja të sipas “The Washington Post”, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit.Universiteti Johns Hopkins njoftoi mbi 34 mijë raste të mërkurën, një shifër pak më ulët sesa rekordi ditor i raportuar më 24 prill, prej mbi 36 mijë të infektuarish.

Drejtori i Institutit të Harvardit për Shëndetësinë Globale Ashish Jha tha në një intervistë për rrjetin televiziv NBC se rritja e numrit të infeksioneve së fundmi është pasojë e rihapjes së parakohshme të ekonomisë pa masa të përshtatshme sigurie.

Lexo edhe :  Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Ndërmerrni veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza!

Ndërkohë zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë të enjten se numri i infeksioneve me koronavirusit mund të jetë 10 herë më i madh se sa është raportuar. Sipas universitetit Johns Hopkins bëhet fjalë për më shumë se 2.4 milionë të prekur prekur prej fillimit të pandemisë.

Por numri i vërtetë i rasteve mund të jetë rreth 20 milionë thanë zyrtarët amerikanë. Sipas tyre shumë raste nuk u kapën sepse në fillim testimet ishin të kufizuara ose kryeshin vetëm për ata njerëz që shfaqnin simptoma. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se 6 për qind e popullsisë amerikane është prekur nga COVID-19.

Zyrtarët raportojnë se numri i vdekjeve të shënuara brenda një dite ra javën e kaluar, por numri i të infektuarve duket se po vazhdon të rritet. Disa shtete kanë shënuar nivele të reja ditore rekord këtë javë, kryesisht në jug e perëndim, ku përfshihen Arizona, Kalifornia, Nevada, Oklahoma dhe Teksasi. Edhe shtete të tjera po raportojnë rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

Lajme të tjera

Web TV