Tiranë/Qytetarët me biçikleta sërish në protestë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarë të ndryshëm të Tiranës, të cilët lëvizin me biçikleta në kryeqytet dolën sërish në protestë pasditen e sotme.

Njerëzit që përdorin biçikleta kërkojnë më shumë korsi të dedikuara për mjetet e tyre me dy rrota, por dhe që policia të marrë masa që atje ku këto korsi ekzistojnë të mos mbushen nga qytetarët.

 

Protestat e pedaluesve  filluan tre javë më parë kur policia gjobiti dhe procedoi 93 drejtues biçikletash.

Gjobat policia i justifikojë me faktin se të gjobiturit janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to.

Ndërkohë protestuesit sot kërkojnë fillimisht që të ndërtohen korsitë e biçikletave dhe pastaj të merren masa administrative ndaj shkelësve.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mbyllet faza e parë në Europa League, ja përballjet e mundshme në raundin tjetër

Përfundimi i fazës në grup të Ligës së Europës ka detajuar edhe ato të cilat janë minigrupet nga të...

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin e heshtjes, Omerta. Ai thotë...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Lajme të tjera

Web TV