Pogradec/ Iu gjetën lëndë narkotike në banesë, policia arreston dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona ranë në prangat e policisë për shpërndarjen e lëndëve narkotike në Pogradec.

Në kuadër të operacionit “Topleci”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, policia arrestoi në flagrancë shtetasit me iniciale F.Sh., 26 vjeç dhe S.B., 39 vjeç të dy banues në Pogradec.

Policia në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në qytet, bënë lokalizimin dhe ndalimin e tyre në lagjen nr. 4.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. Sh. iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S. B. u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Ndalimi i tyre u bë në lagien nr 4 në qytet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike. Një ndër platformat më...

Lajme të tjera

Web TV