India me shfira rekord, rreth 20 mijë të infektuar brenda 24 orëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

India ka pësuar rritjen më të madhe të regjistuar ndonjëherë brenda 24 orëve, me një shifër rekord prej 19.906 të infektuarish.

Disa shtete kanë rritur numrin e testimeve me qëllim frenimin e virusit.

Numri i rasteve në të gjithë vendin arriti në 528,859, ku numërohen dhe 16,095 vìktima. India është vendi i katërt më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

“Të shtunën u testua një total prej 231,095 personash”, njoftoi Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore, shifër që konsiston në më shumë se dyfishin e testeve të kryera çdo ditë.

Qeveritë në Delhi, Maharashtra dhe Uttar Pradesh njoftuan se do të zgjerojnë më tej testimet gjatë javëve të ardhshme. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV