Çfarë përmbysjeje në 3 minuta! Inter mund 1-2 Parmën në finalen e sfidës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse për titullin do të duhet një “harakiri” e dy ekipeve të kreut, Inter nuk e ka lënë pas ëndrrën e madhe për kampionatin, por mori një fitore që si zakonisht në ndeshjet e zikaltërve, i bën tifozët “me aritmi”. Pikërisht kur dukej se armata e trajnerit Antonio Conte do të vuante një disfatë që edhe mund të vendoste kualifikimin në Champions në rrezik, ekipi mik shënon dy gola në harkun e vetëm 3 minutave, një përmbysje e çmendur që i jep suksesin 1-2 në dëm të Parmës.

Por çfarë ndodhi pak a shumë në stadiumin “Tardini”… E nisën gjithçka më mirë padronët e shtëpisë që arritën edhe të prishin ekuilibrat me një gol të bukur të sulmuesit Gervinho pas vetëm 15 minutash. Zikaltërit ishin të ngadaltë dhe me lojë të lexueshme për shumicën e sfidës, por kur askush nuk e priste, finalizuan përmbysjen e madhe.

Kartoni i kuq i Kucka dhe dy goditje me kokë i dhanë Interit fitoren, fillimisht me holandezin De Vrij, dhe më pas me Bastoni. Kështu në javën e 28 Inter blondon kualifikimin në Champions League, dhe shkon 13 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë.

Të fundit

Begaj u uron Bajramin muslimanëve shqiptarë: T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Pasi uroi kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Presidenti Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të...

Erdogan me “dorë të hekurt”, nis të arrestojë gazetarët

Gazetari suedez Joakim Medin është arrestuar në Turqi me akuzën e “anëtarësimit në një organizatë të armatosur terroriste” dhe “fyerjes së presidentit”. Andreas Gustavsson, kryeredaktor...

Europiani i parë i futbollit në Shqipëri, ja kur nis turneu!

Tetë përfaqësueset më të mira të futbollit të 17-vjeçarëve në kontinent do të jenë në Shqipëri nga 19 Maji deri më 1 Qershor. Do...

Sot Fitër Bajrami, pas një muaji agjërimi besimtarët falin namazin në Berat e Korçë

Pas një muaji agjërimi, lutjeje dhe adhurimi, besimtarët muslimanë në qytetin e Beratit kanë kremtuar sot Fiter Bajramin, një festë që simbolizon përfundimin e...

Fiter Bajrami/ Kreu i KMSH: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin. Si çdo vit, në Tiranë namazi u fal në “Sheshin Skënderbej” nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar...

Lajme të tjera

Web TV