Grabiti një dele/ Pronarët e marrin për 4 orë peng hajdutin dhe e bëjnë për spital (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja në fshatin Mënik të Tiranës. Aleksandër Dumi, u mbajt në një thertore dhe u dhunua fizikisht. Policia arrestoi Përparim Nikën, por gjykata e Tiranës e liroi.

Vjedhja e një deleje në fshatin Mënik afër Ndroqit, ka bërë që një person të ndalohet duke u mbajtur peng për 4 orë dhe rrahur keq. Aleksandër Dumi, ishte duke ecur në rrugë dhe me duar tërhiqte një dele, por rastësisht është parë nga Pëparim Nika, pronari i kopesë së deleve, i cili po shkonte tek stanin e tij. Nika ka dyshuar se delja që tërhiqte me duar Aleksandër Dumi, i përkiste tufës së tij, dhe menjëherë e ka pyetur se ku e kishte marrë këtë dele.

Por nga ana e Aleksandër Dumit, ka ardhur përgjigja se e kishte gjetur në rrugë. Nika, ka kuptuar se delja ishte e tufës së tij dhe se në atë zonë, vetëm delet e tij qëndrojnë për kullotje. Përparim Nika, ka filluar ta godasë Dumin, duke i marrë delen dhe futur në makinë. Ndërsa Aleksandër Dumin, e ka tërhequr me forcë dhe futur pa dëshirën e tij në makinë. Dumi fillimisht është çuar në ambientet e një thertoreje, ku është rrahur keqas dhe më pas është zbritur në një përrua ku dhe aty është mbajtur peng, jashtë dëshirës së tij, dhe është dhunuar nga Përparim Nika dhe Ermal Ceka. Pasi e kanë rrahur, ka qënë vetë Përparim Nika, i cili ka njoftuar policinë se kishte kapur një person që i kishte vjedhur një dele, duke ja dorëzuar policisë.

Nga dhuna fizike, Aleksandër Dumi ka pasur dëmtime të rënda dhe i është ankuar policisë se ishte dhunuar nga Përparim Nika dhe ishte mbajtur përreth 4 orë nga ky njeri dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk i njeh. Me ardhjen në Komisariat është njoftuar ambulanca, e cila e ka dërguar, Aleksandër Dumin, në spitalin e traumës. Dumi, në spital ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe ka vjedhur një dele në fshatin Mënik, Ndroq. Më pas e ka kapur Përparim Nika dhe disa të tjerë, të cilët e kanë mbajtur kundër dëshirës së tij dhe e kanë dhunuar, derisa kanë njoftuar policinë. Pas konstatimit të plagëve, në polici është shoqëruar Përparim Nika dhe Ermal Ceka, ku ky i fundit ka deklaruar se: “….e kam goditur me dy shpulla autorin e vjedhjes së deles, por jo në atë mase që ankohet Aleksandër Dumi…”.

Lexo edhe :  Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqenda

Ndërsa, sipas Durim Nikës, vëllai i Përparimit, Aleksandërin, e kanë rrahur Ermal Ceka dhe vëllezërit e tij dhe jo Përparimi. Por vetë, i dëmtuari dhe personi që është mbajtur peng Aleksandër Dumi, ka pohuar se është marrë me forcë dhe dhunuar nga Përparim Nika, të cilin e njihte dhe 4 persona të tjerë që nuk kishte njohje.

Nisur nga këto rrethana policia ka arrestuar Përparim Nika, për veprën penale të “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ne kushtet e vuajtjeve të rënda fizike. Sipas policisë dhe prokurorisë kohëzgjatja e mbajtjes peng e Dumit, përreth katër orë është dhe kohëzgjatja e kryerjes se veprës penale të heqjes së paligjshme të lirisë, e cila ka përfunduar me dorëzimin e tij nga Nika, pasi gjatë kësaj kohe Aleksandër Dumi ishte dhunuar në atë mase sa të përfundonte në spital.

Prokurori i çështjes Julian Zonja kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Përparim Nika pasi akuzohet për dy vepra penale të rënda. Por nga ana tjetër gjykata e Tiranës, ka vendosur të nxjerë të paligjshëm momentin e arrestimit të Nika nga policia dhe të caktojë ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Lirimi nga burgu i Përparim Nika, ka bërë që prokuroria e Tiranës të apelojë vendimin e shkallës së parë në Apel, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për Përparim Nika.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Harrohen” primaret në PD, asnjë lëvizje për përzgjedhjen e kandidatëve

Në statutin e Partisë Demokratike përcaktohet se kandidatët e kësaj force politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale...

“Shenja të një njeriu të Perënduar”, Çupi për Berishën: Ai e di që është fajtor

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej...

Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!

Nga Ylli Pata Siç u pa qartë gjatë ditës së sotme, por edhe në nisjen e procedimit penal të dosjes “Partizani”, kemi dy panorama të...

“Vrau, vodhi…”, Beqiri bën deklarata të forta për Berishën: Një politikan i perënduar

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në një studio televizive ishte avokati Idajet...

Studimi/ Çfarë ndodh me trurin tonë kur ndalojmë së përdoruri rrjetet sociale

Është fakt që jetojmë në epokën dixhitale. Shumica, nëse jo të gjithë njerëzit, tani kanë të paktën një llogari të mediave sociale, ndërsa shumica...

Lajme të tjera

Web TV