Ndeshjet e 17-ta janë java e fundit e fazës së parë të Serisë A dhe në këtë ditë skuadra e Juventus kampionët aktual të Italisë do të kenë përballë atë të Romës.
“Zonja e Vjetër” do të përballet në transfertë me verdhekuqtë e Paulo Fonsekas, i cili duket se është i bindur se do ia vështirësojë na maksimum punën yllit të bardhezinjëve, sulmuesit Cristiano Ronald.
Në një komunikim për mediet përpara këtij takimi, Fonseka ka thënë se ai po punon për të fituar ndaj Juves dhe shton se do bëj çdo gjë për ta tërbuar yllin portugez, që sipas tij është pika e fortë e “Zonjës së Vjetër”.
“Nuk di të them nëse sivjet është Interi apo Juventusi skuadra më e fortë në Itali, por unë di se të dielën do të kemi përballë kampionët. Juvja është një skuadër madhështore, por edhe pse nuk është vetëm Ronaldo pika e tyre e forcës, unë po punoj dhe dua që pas përballjes me ne, ta shoh me sytë e mi një Cristiano të frustruar, të tërbuar, të nervozuar, pasi do të ketë humbur përballë nesh. Mendoj se ndeshje si kjo me Juven janë ato duele, për të cilat zgjedh të bësh futbollistin ose trajnerin”,-deklaroi Fonseka./Fjala.al/