AMA shtyn digjitalizimin në 4 qarqe: Shkak pandemia, s’ka përfunduar infrastruktura e transmetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë procesin e digjitalizimit deri më 30 shtator në qarqet e Elbasanit, Shkodrës, Lezhës e Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur AMA me anë të një statusi në rrjetin social.

Në njoftim thuhet se ka ende disa problematika që e kanë shtyrë procesin me 3 muaj dhe në krye qëndron situata me COVID-19.

Pandemia ka krijuar vështirësi në finalizim për shkak të masave parandaluese ndërkohë disa Bashki nuk kanë ende sinjal pasi nuk ka përfunduar ende infrastruktura e transmetimit.

STATUSI NGA AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive – Digjitalizimi
Shtyhet edhe 3 muaj procesi i digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos datën 30 shtator 2020 si afatin përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Situata e krijuar nga Pandemia e Covid-19, kur numri i të prekurve sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton të jetë në shifra të konsiderueshme, ka krijuar vështirësi në finalizimin e këtij procesi ndaj dhe marrja e masave për parandalimin e përhapjes së virusit vijon të mbetet prioritet.

Anëtarët e Bordit të AMA-s në mbledhjen e tyre të ditës së sotme gjithashtu morën në shqyrtim edhe informacionet e mbledhura në terren nga të katër qarqet e mësipërme. Nga të dhënat e mbledhura në terren rezulton se disa aspekte kërkojnë ende kohë për finalizimin e procesit të digjitalizimit, përmes të cilit të përfitojnë të gjithë ndjekësit e përmbajtjeve audiovizive.

Nga monitorimet e kryera rezulton se nuk ka përfunduar plotësisht infrastruktura e transmetimit. Janë instaluar pikat e transmetimit në bashkitë kryesore të këtyre qarqeve, por ndërkohë mbeten pa sinjal disa bashki të tjera.

Një problematikë që u përmend ishte se në të katër këto qarqe, operatorët lokalë nuk kanë mbështetur programin e tyre në rrjetin e RTSH-së apo në ndonjë rrjet tjetër privat kombëtar numerik.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy persona në spital

Sa i takon procesit të pajisjes së qytetarëve me dekodera, ditët e fundit në adresë të AMA-s u paraqitën mjaft ankesa nga qytetarët lidhur me grumbullime të konsiderueshme blerësish pranë zyrave postare ose pikave të ndryshme të shitjeve. Ndaj dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar shtyrjen e fikjes së sinjalit analog.
AMA, në këtë vendimmarrje mban në konsideratë edhe kohën e cila përkon me sezonin turistik i cili është dëmtuar jo pak nga Pandemia.

Në përfundim, AMA duke konsideruar situatën e krijuar nga Covid-19, faktin që subjektet nuk kanë shtruar plotësisht infrastrukturën teknike, mos-dëmtimin e sektorit të turizmit dhe me qëllim parandalimin e grumbullimeve të qytetarëve që stimulon përhapjen e virusit, ra dakord të shtyjë afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, deri në datën 30 shtator 2020.

Kjo periudhë 3 mujore do të monitorohet në vijimësi nga AMA, për ta përmbyllur deri më 30 shtator 2020 kalimin e transmetimeve nga analogu në digjital në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Historia e ish-punonjësit shqiptar të trenit, që sot punon në Parlamentin Europian

Në vitin 1992, babai i tij hipi në një gomone nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje për familjen e tij. Fillimisht zbarkuan...

Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, ku rrufeja goditi fushën në mes...

Sulmet e SHBA ndaj Iranit kanë rezultuar të tmerrshme, por rruga e paqes është e mundur

Ekzekutimet nga një regjim hakmarrës në Teheran po shtohen me ritme alarmante. Perëndimi duhet të ndjekë një strategji tjetër. Simon Tisdall Varja është metoda e preferuar...

Lajme të tjera

Web TV