Pak minuta më parë në rrjetin social qarkulloi lajmi për largimin nga jeta me Covid-19 të mjekut Arjan Pushi.
I menjëhershem ka qenë reagimi i ministrisë së shëndetësisë e cila ka sqaruar mediat lidhur me këtë lajm.
Ministria shkruan se lajmi mbi vdekjen e mjekut Pushi me koronavirus nuk është aspak i vërtetë.
Postimi i plotë
Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta.
Referuar shërbimit infektiv, lajmi i përhapur ne disa media për mjekun është i pavërtete.
Ju lutemi referojuni burimeve zyrtare.
Bo.Ba/fjala.al