ISSH, padyshim vendi ideal për të kaluar kohën pensionistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionistët e Shqipërisë kanë shumë mundësi opsionale për tu argëtuar në Tiranë. Ata bëjnë xhiro falas me autobusin e Tiranës së Re çdo mëngjes në orën 8 për gati dy stacione, konkretisht nga Astiri te Pallati me Shigjeta. Gjithashtu, ata luajnë domino në parqe dhe bëjnë poezi. Nuk do të mungojnë as koha më interesante e ditës së tyre kur disa prej tyre, mallkojnë këdo që do të përdhos figurën e liderit suprem Enver Hoxha.

Këtyre mënyrave efiçente argëtimi dhe adrenaline do t’i shtohej edhe  komoditeti që ofrojnë zyrat e reja të sigurimeve shoqërore. Padyshim zyrat e Inistitutit të Sigurimeve Shoqërore janë ‘vendi ideal’ për të kaluar kohën pensionistët por dixhitalizimi kërkon t’i japë fund kësaj ëndrre për relaks.

Po çfarë rrezikojnë të humbin pensionistët nëse mësojnë si përdoret dixhitalizimi?

Në pamje të parë këto zyra luksoze të krijojnë idenë se punonjëset janë duke shkrirë dhjamin pasi janë veshur më trashë se shkencëtarët në Antarktidë.  Sa shpejt mund të shkrihet dhjami me një veshje me pallto dhe shall leshi në një ambient zyre ku supozohet të ketë kondicioner?! Punonjëset kanë harruar të veshin dorashka por kjo do e vështirësonte punën në telefon.

Duket hapur se një nga humbjet më të mëdha të pensionistëve përveç komoditetit është mundësia që të marrin shërbimin nga këto zonjat.

Këto zyra janë shumë funksionale, ato shërbejnë edhe për reklamim çantash dhe portofolash.

Por nga ana tjetër që pensionistët të mësojnë të përdorin shërbimet online ka të mirat e veta.

Së pari ata kanë filluar të marrin leksione të  përdorimit online të shërbimeve nga  vet ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj. Kjo është goxha shpresëdhënëse pasi ata me probabilitet të lartë mund të mësojnë vetëm për 10 vite si ta përdorin shërbimet online. Vetëm për kaq pak kohë edhe pensionistët do arrijnë të shohin më në fund një ditë të barë përveç ditëve të bardha që kanë parë në komunizëm.

Lexo edhe :  Rama zbulon shifrat/ "560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit"

Ditë të bardha do të vijnë, tani për tani  dixhitalizimi i shërbimeve për pensionistët është gjuhë alienësh./ L. Hida/Fjala.al

Të fundit

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në...

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Shqipëria, lider për energjinë e rinovueshme

Shqipëria ka prodhuar me shume energji te gjelbër sesa ka konsumuar.Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023 ku...

Lajme të tjera

Web TV