Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë/Meta takon Ruçin, gati për të zbatuar udhëzimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias për funksionimin e Gjykatës Kushetuese dhe asaj të Lartë , Presidenti Meta ka pritur sot në ambientet e Presidencës kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Meta ka shprehur gatishmëri për interpretim sa më  të saktë dhe unik të rekomandimeve të Venecias dhe bashkërendim per zbatim kushtetues.

Sipas njoftimit të Presidencës, u arrit dakordësia që dy institucionet të caktojnë ekspertë për të filluar punën në identifikimin e çështjeve urgjente që kërkojnë zgjidhje.

 

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Presidenti Meta pret në takim Kryetarin e Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi

30 qershor 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit Sh.T.Z. Gramoz Ruçi.

Presidenti Meta theksoi se pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është tejet e rëndësishme që rekomandimet e Komisionit të vihen menjëherë në zbatim.

Duke ripërsëritur domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Presidenti Meta shprehu gatishmërinë e Tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.

Presidenti Meta, theksoi edhe një herë se ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Këtij qëllimi duhet t’i shërbejë bashkëpunimi gjithëpërfshirës edhe për zbatimin e 15 kushteve të BE.

Kryetari Ruçi duke mirëpritur ftesën e Presidentit Meta për këtë takim dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.

Lexo edhe :  Flet vëllai i 56-vjeçarit viktimë në Fier: Kisha dy vite pa folur, nuk e linte gruaja

Kryetari Ruçi, theksoi se, Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat e miratuara gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemtit të drejtësisë (KLGJ KLP), ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta dhe Kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Një grup prej 58 ish-ambasadorësh të Bashkimit Evropian i janë drejtuar me një letër të hapur udhëheqjes së BE-së,...

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë...

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në...

Trefishohet numri i pensionistëve italianë/ Shqipëria destinacioni i preferuar

Emigracioni i pensionistëve italianë gjatë viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm si trend, me Shqipërinë që po shfaqet si një...

Lajme të tjera

Web TV