Ish-deputetja e PS, Mimoza Hafizi shpall kandidaturën për Rektore e UT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e PS-së,profesorja Mimoza Hafizi, ka depozituar kandidaturën e saj për Rektore të Universitetit të Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ajo, nëpërmjet një postimi në “facebook” ku shprehur edhe arsyen se përse ka vendosur të jetë pjesë e kësaj gare.

“Pas vendimit të beftë të ministres së arsimit për hapjen e fushatës zgjedhore në universitete, mbrëmë depozitova kandidaturën për Rektore të Universitetit të Tiranës”- shkruan ajo.

Duke folur për vendimin e qeverisë për hapjen e fushatës zgjedhore në emergjencën e pandemisë, e duke e quajtur atë një thikë pas shpine për pedagoget, ajo shkruan se “Unë vendosa të bëj rezistencën time. Vendimi im qe i shpejtë, për të shmangur përjashtimin nga gara, por i menduar gjatë dhe i frymëzuar nga shumë kolegë të nderuar, të cilët janë aty, në universitet, por veç e veç ndjehen të pafuqishëm përballë së keqes që po na ve tëposhtë. Bashkë besoj se e mundim këtë të keqe”.

Postimi i Mimoza Hafizi

Pas vendimit të beftë të ministres së arsimit për hapjen e fushatës zgjedhore në universitete, mbrëmë depozitova kandidaturën për Rektore të Universitetit të Tiranës.

Hapja e fushatës zgjedhore në situatën e emergjencës shëndetësore që po kalon vendi, e po kështu dhe universitetet, është një nga aktet e paskrupullta të kësaj qeverie. Shumë pedagogë e kanë quajtur ‘thikë pas shpine’ ndaj nesh, botës akademike. Por kjo është vetëm thika e rradhës, që mjedisi ynë pëson nga politika. Zgjedhjet në datën 30 korrik, me studentët larg dhe me pedagogë në periudhë pushimesh, mund të kenë vetëm nje qëllim: shmangien e trupës zgjedhore nga procesi. Zgjedhjet në mungesë të nje fushate normale komunikimesh, diskutimesh e debatesh, do të lenë gjatë shijen e hidhur të një procesi të parregullt. Vendimi i papritur i ministres duket se i shkon përshtat shmangies së kandidaturave konkuruese, përderisa krijon mundësinë që procesi i kandidimit të mbyllet po aq papritur sa dhe vendimi i saj.

Lexo edhe :  Spiropali, mesazh me rastin e 1 Majit/Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë

Por, a duhet ulur koka? A duhet lenë prapë Universiteti i Tiranës nën influencën e të njëjtit klan, që ‘lidh e zgjidh’ prej njëzet vitesh fatet e tij, sipas interesave abuzive dhe meskine të një grupi njerëzish mediokër? Nje klan që ka ‘lidhur nyje’ aspiratën dhe frymëmarrjen e bashkësisë më të madhe intelektuale që ka Shqipëria, në konflike pa sens e pa fund. Një klan që i ka zvjedhur pedagogët me universitetin e tyre.

Unë vendosa të bëj rezistencën time. Vendimi im qe i shpejtë, për të shmangur përjashtimin nga gara, por i menduar gjatë dhe i frymëzuar nga shumë kolegë të nderuar, të cilët janë aty, në universitet, por veç e veç ndjehen të pafuqishëm përballë së keqes që po na ve tëposhtë. Bashkë besoj se e mundim këtë të keqe! /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Këmbimi valutor 6 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro?

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86 lekë dhe do të shitet...

E drejta e medias në shkallë globale nën kërcënim serioz

Veprimi i etiketimit të gazetarëve si "agjentë të huaj" është qëllimisht tronditës. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, jini të vetëdijshëm për rrezikun...

Krim i rëndë në Kosovë, babai vret 15-vjeçaren, plagos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe. Ngjarja...

Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz ikën nga posti i kancelarit! Kush do të jetë pasuesi?

Pas 1245 ditësh në detyrë, kancelari Scholz mbyll mandatin. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, ai u nderua për shërbimin e tij si...

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Nga Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e...

Lajme të tjera

Web TV