Emërimi i vajzës së Kadaresë si zv.presidente në OKB, Meta: Përfaqësim dinjitoz i vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka uruar vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, ambasadoren Besiana Kadare për marrjen e detyrës të zv. Presidentes pasi Shqipëria u caktua për ta marrë këtë post në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në OKB.

Meta thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë.

Nga ana tjetër ai shprehet se OKB është një institucion tepër i rëndësishëm botëror dhe detyra e zv.presidentit ka përgjegjësi të lartë.

“Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.

Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë. ??”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV