Pragu i tatueshëm i TVSH-së, normat tatimore dhe hyrjet në buxhet, 1996-2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga qarkullimi që realizojnë, ndarja e tatimpaguesve në fund të 2019-s është: 20 mijë subjekte në TVSH janë biznes i madh me xhiro mbi 8 milionë lekë; 18 mijë subjekte në TVSH janë biznes i vogël me xhiro 5-8 milionë lekë; 10 mijë subjekte në TVSH do të jenë biznes i vogël me xhiro 2-5 milionë lekë; 60 mijë subjekte mbeten jashtë skemës së TVSH-së, pra biznese të vogla.

Pragu i tatueshëm

Pragu i xhiros për efekt plotësimi të kriterit ligjor për t’u bërë subjekt i detyrueshëm për regjistrim në TVSH ka filluar të zbatohet në Shqipëri qysh prej vitit kur filloi zbatimi për herë të parë. Në një kronologji kohore 24-vjeçare ky prag ka ndryshuar 7 herë.

  1. Qershor 1996 – Pragu i regjistrimit 2 milionë lekë. TVSH-ja aplikohet për herë të parë, duke zëvendësuar tatimin mbi qarkullimin.
  2. Janar 1998 – Pragu i regjistrimit bëhet 5 milionë lekë.
  3. Janar 2001 – Pragu i regjistrimit bëhet 8 milionë lekë.
  4. Janar 2010 – Pragu i regjistrimit bëhet 5 milionë lekë.
  5. Mars 2010 – Pragu i regjistrimit për profesionet bëhet 2 milionë lekë.
  6. Shkurt 2011- Pragu i regjistrimit për profesionet e lira dhe hotelet bëhet 0 (zero) lekë.
  7. 1 Prill 2018 – Pragu i regjistrimit nga 5 milionë bëhet 2 milionë lekë dhe vijon pragu 0 lekë për profesionet e lira.

Ne Shkurt 2011 hiqet pragu profesioneve të tilla, si avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, mami, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert dhe kontabilist i pavarur, vlerësues i pasurisë, hoteleri e regjistruar dhe kontabilist i miratuar, vlerësues i pasurisë; si dhe tatimpaguesit që ofrojnë shërbime në veprimtarinë ekonomike në fushën e hotelerisë.

Efekte të bazës tatimore në dekadën e fundit nga ndryshimi i pragut të TVSH-së

Ulja e pragut nga 8 në 5 milionë në janar 2010, nuk rezultoi në ulje të numrit të tatimpaguesve as në biznesin e madh, po ashtu edhe në atë të vogël. Numri i tatimpaguesve në TVSH pas këtij ndryshimi në dy vitet pasardhëse u rrit me 6000 tatimpagues të rinj, ndërsa numri i tatimpaguesve të biznesit të vogël u rrit me 4700 tatimpagues të rinj. Në fund të vitit 2013, biznesi i vogël përbëhej nga 13300 subjekte, ndërsa sot janë 32 mijë subjekte. Aktualisht nga grupimi prej 90 mijë biznese të vogla, grupimi prej 20% e tyre (18 mijë biznese të vogla) me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë janë pjesë e skemës së TVSH-së nga 1 janari i vitit 2010 e në vijim. Mirëpo kjo bazë tatimore ka lëvizur përsëri në vijimësi. Me uljen e pragut nga 5 në 2 milionë lekë, biznesi i vogël me TVSH shtohet me rreth 10 mijë biznese të tjera dhe ky grupim përbën rreth 31% të totalit të biznesit të vogël gjithsej. Edhe pas uljes së pragut nga 5 në 2 milionë lekë, përsëri 56% e bizneseve vazhdojnë të funksionojnë jashtë skemës së TVSH-së. Brenda skemës së TVSH-së janë vetëm 44% e subjekteve që zhvillojnë veprimtari ekonomike.

Lexo edhe :  Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Niveli i arkëtimeve nga TVSH-ja dhe ndikimi nga biznesi i vogël

Arkëtimet në total nga TVSH nëse krahasojmë vitin 2019 me vitin 2009, mund të konstatohet se janë rritur me 20%. Kjo rritje e TVSH-së, nëse krahasohet vetëm me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto në këto 10 vitet e fundit, e cila është rritur me të paktën 30,3%, tregon qartë se sa TVSH ka rrjedhur nga politika dhe administrimi të paharmonizuara me njëra-tjetrën, si për sa u përket përjashtimeve tatimore, po ashtu edhe nga ndikimi i evazionit. Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen afër 1,1 miliardë lekë TVSH. Kjo shumë përfaqëson 2,8% të totalit të TVSH-së së brendshme, apo ajo pjesë e TVSH-së që arkëtohet nga administrata tatimore. Në total kjo TVSH përbën 0,01% të totalit të TVSH-së së mbledhur nga tatimet dhe doganat në 2019. Në një vështrim krahasues të normave të TVSH-së (standarde dhe të reduktuara), si dhe të pragut të taksueshëm për Ballkanin, mund të vërehet se: shkallën standarde më të ulët e shikojmë në Bosnjë-Hercegovinë; shkallën standarde më të lartë e shikojmë në Greqi dhe Kroaci; pragu i xhiros së tatueshme më të lartë të TVSH-së është në Serbi; pragu i xhiros së tatueshme më të ulët të TVSH-së është në Rumani. Ndërkohë, në Shqipëri, krahasuar me fqinjët përreth, vërehet një prag i tatueshëm që është më i ulëti. Me daljet në media në muajin qershor 2020, të ministres së Financave, pritet që ky prag i tatueshëm të shkojë në 80 mijë euro, duke u kthyer në pragun më të lartë në gjithë Ballkanin.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV