Gjashtë muajt që ndryshuan botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid 19 ka mbushur plot gjashtë muaj që ekziston mes njerëzve. Më 31 dhjetor, të vitit të kaluar, mediat kineze raportuan për të parën herë shpërthimin e një pneumonie virale në qytetin e Wuhanit.

Gjashtë muaj më vonë, Covid 19 ka ndryshuar botën. Nga Kina ai u nis në pushtimin e globit.
Eksperienca ka qenë e zymtë për njerëzit. Aktualisht sot, rreth 10.5 miliardë njerëz në botë janë infektuar dhe më shumë se 509 mijë kanë humbur jetën. Shifra këto që duken të destinuara të rriten përtej asaj që mund të kishim imagjinuar.

E gjithë bota është transformuar në këtë proces. Izolime u vendosën, kufijtë u mbyllën, shtëpitë e të moshuarve u rrënuan nga sëmundja, ekonomitë kombëtare u gjunjëzuan. Shtrëngimet e duarve e përqafimet tani ngjasojnë si diçka e të shkuarës. Dhe më e keqja është se askush nuk e di edhe për sa kohë virusin do ta kemi mes nesh.

Por ajo që dihet është se bota sot është shumë më ndryshe nga sa ishte në ditët e raportimit të pneumonisë së çuditshme në Wuhan të Kinës.

Tani shumë vende kanë filluar të rihapen, me gishtat e kryqëzuar se mund t’ia kenë hedhur virusit. Të tjerë mësuan se nuk mund të ulin vigjilencën, për asnjë moment.

Të tjera vende nuk i vendosën asnjëherë shpërthimet e tyre nën kontroll. Sidoqoftë, gjashtë muaj janë një kohë e shkurtër për të mësuar aq sa kërkuesit kanë mundur të mësojnë për një virus të ri.

Ende ka shumë pyetje pa përgjigje. Por ajo që shkencëtarët e përsërisin me bindje është se koronavirusi nuk do të largohet shpejt, ndoshta asnjëherë.

Do të duhet imuniteti i masës, kur të paktën dy të tretat e një popullate ta kenë fituar imunitetin ndaj virusit, pasi janë infektuar ose vaksinuar për të filluar ndaljen e pandemisë. Por të dyja këto objektiva janë ende larg. Dita     /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV