Zgjedhjet në UT/ Koni: Do vlerësoj kandidatët më pas do futem në garë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet për Universitetin e Tiranës do të mbahen në 30 korrik, njoftim i cili është bërë publik nga Ministria e Arsimit.

Të parat kandidatura për Rektorin e Universitetit janë Mimoza Hafizi dhe Artan Hoxha por ende nuk ka asnjë komunikim nëse Rektori aktual do të rikandidojë apo jo.

Në një intervsitë pëe Ora News Rektori Mynyr Koni është shprehur se pritet të ketë një numër të ulët votuesish nga studentët por edhe nga stafi pedagogjik për shkak të situatës.

Ndër të tjera Koni është shprehur se do të vendosë për rikandidim ose jo vetëm pasi të ketë vlerësuar të gjitha kandidaturat e tjera të kolegëve.

Koni: Situata penalizon 2/3 e studentave. Data e caktuar ka të bëjë me një periudhë kohore ku nga mesi i korrikut e tutje planifikohet edhe leja e zakonshme vjetore.

Menjëherë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të nisur procesi i zgjedhjeve, studentët reaguan duke e konsideruar si një hap jo të drejtë për aq kohë sa nuk janë të gjithë studentët në Universitete.

Dy kandidaturat e para për Rektor deri tani janë znj Mimoza Hafizi dhe profesor Artan Hoxha, ndërsa Koni shprehet se pasi të analizoj kandidatët do të vendosë nëse do të futet në garë.

Koni: Pres sfidantët dhe në momentin e duhur do të bëj vlerësimet e mia dhe do të shpreh qëndrimin tim përkatës nëse do të vazhdoj të kandidoj për këtë proces apo jo.

Paraditen e kësaj të mërkure, Hafizi duke shpallur kandidaturën e saj për Rektore në Universitetin e Tiranës shprehu edhe rezerva në lidhje me periudhën kur ky proces do të zhvillohet.

“Shumë pedagogë e kanë quajtur ‘thikë pas shpine’ ndaj nesh, botës akademike. Por kjo është vetëm thika e radhës, që mjedisi ynë pëson nga politika”, shprehet në rrjetet sociale Hafizi.

Lexo edhe :  Buxheti/ Sa para do të marrin bashkitë nga qeveria! Kush do të jenë përfitueset kryesore

/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV