Shtyhet rivlerësimi i pronave të paluajtshme/Për të përfituar qytetarët duhet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave dorëzoi në Kuvend një kërkesë për ndryshime në ligjin 90/2019 specifikisht për “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”.

Në këtë ligj kërkohet që afati i zbatimit të tij të bëhet në fundi të këtij viti dhe jo më 30 shtator, sikur ka ndodhur më parë.

Në relacionin shoqërues qeveria bën me dije se deri më tani ka marrë kërkesa për rivlerësim të 19 mijë pronave, shumica dërrmuese e të cilave janë dorëzuar para fillimit të pandemisë në mes të majit mars.

…situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë një rënie të dukshme të numrit të aplikime për rivlerësim,” shkruhet në relacion ku argumentohet kërkesa për shtyrje”

Shqiptarët paguajnë që prej vitit 2009 tatim mbi fitimin ose mbi të ardhurat personale në masën 15% të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së një prone të paluajtshme.

Ky lloj tatimi u vendos në Shqipëri si pjesë e paketës së taksës së sheshtë dhe shkaktoi telashe të shumta për shqiptarët për shkak se shumica e pronave në vend nuk kanë një histori shitblerjeje dhe rrjedhimisht, në shumë raste, tatimi 15% mbi fitimin kthehet në tatim mbi të gjithë vlerën e shitjes.

Pasi u zbatua për herë të parë në vitin 2009, ky tatim në praktikë bllokoi shit-blerjen e pronave të patundshme për shumë muaj. Duke reflektuar mbi problemin, qeveria e atëhershme vendosi të bëjë një proces rivlerësimi në vitin 2011 në të cilin, shqiptarët aplikonin për të caktuar një çmim tregu për pronat e tyre duke paguar një tatim të barabartë me 1% të vlerës së pronës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 24 mijë shqiptarë aplikuan për rivlerësimin e pronave me vlerë totale prej 930 milionë eurosh në vitin 2011 pasuar nga 46 mijë aplikime në vitin 2012 dhe 25 mijë në vitin 2013.

Lexo edhe :  Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Qeveria aktuale ndërmori një fushatë tjetër në vitin 2016 për një valë tjetër rivlerësimesh si dhe një fushatë të katërt që po zbatohet aktualisht.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që...

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe...

Levan-Tepelenë/ Mikrobusi me turistë përplaset me një automjet

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”,...

Shtetet e Bashkuara të Shqiperisë dhe Manifesti i Arrestimeve

Thoma Gëllçi Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit një tjetër shpresë, po aq...

Shërbeu për 11 vite, ndahet nga jeta polici Gazmen Meta

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta Gazmen Metës, efektiv i Policisë së...

Lajme të tjera

Web TV