Arrestohet shqiptari në Londër për pastrim parash dhe trafikim dr*ge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Londër ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar pasi ky i fundit akuzohet për pastrim parash dhe trafikim droge. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se i riu me origjinë shqiptare është identifikuar si Amir Shkrela, dhe është dënuar me 4 vite burg nga gjykata vendase.

Mësohet se në momentin kur është ndaluar nga autoritetet ai kishte në dy çanta në të cilat fshihej shuma prej 181,000 £ dhe një dokument i rremë identifikimi me fotografinë e tij.

Ai ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) – Agjensia e Përbashkët Kombëtare e Krimit dhe Shërbimi Policor Metropolitan kundër krimit të organizuar.

Ndërkohë Matt McMillan i Partneritetit për Krimin e Organizuar ka thënë se : Ky është edhe një sukses tjetër për OCP – duke demonstruar se forcat e kombinuara të Shërbimit të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit janë të angazhuar për të mbrojtur publikun dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV