Volejboll/Gazmend Husaj mundet në të parën e gjysmëfinales në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olimpiakosi i kapiteni i Kombëtares kuqezi humbet 2-3 në shtëpi, synon rikthimin tek fitorja të enjten. Të martën është luajtur ndeshja e parë e çiftit të parë të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të kampionatit helen të meshkujve dhe volejbollisti shqiptar, Gazmend Husaj, është mundur me skuadrën e tij, Olimpiakosin, përballë Feniksit të Sirosit.

Skuadra mike e ka fituar kështu duelin e parë në 5 sete, ndërsa takimin e dytë e luan të enjten në fushën e vet.
Përtej epidemisë së virusit korona, sporti po rikthehet dalëngadalë anembanë Evropës dhe një nga të paktat vende të kontinentit të vjetër që ka rinisur sezonin e mbetur pezull në volejboll është Greqia.

Të martën është luajtur ndeshja e parë e çiftit të parë të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të kampionatit helen të meshkujve dhe volejbollisti shqiptar, Gazmend Husaj, është mundur me skuadrën e tij, Olimpiakosin, përballë Feniksit të Sirosit.

Skuadra mike e ka fituar kështu duelin e parë në 5 sete, ndërsa takimin e dytë e luan të enjten në fushën e vet. Në bazë të formulës së gjysmëfinaleve, skuadra që fiton dy nga 3 takimet kualifikohet për në finale.

Skuadra mike e ka nisur më mirë, duke kryesuar vazhdimisht në setin e parë, 8-5, 16-12, 21-18 dhe duke e fituar atë 25-22. Por skuadra e kapitenit të Kombëtares kuqezi do të reagojë, duke mbizotëruar gjysmën e setit të dytë, 16-13, 21-14 dhe duke e fituar atë 25-23.

Edhe në setin e 3-të është e njëjta histori dhe skuadra vendase kryeson vazhdimisht, 8-6, 16-10, 21-17 dhe e fiton atë 25-20, duke kryesuar me sete 2-1. Olimpiakosi do të kryesojë edhe në setin e 4-t, duke patur mundësi ta fitojë dhe gjithë ndeshjen, por duke e shkuar dëm këtë mundësi, pasi skuadra mike e përmbys rezultatin dhe fiton 27-25.

Lexo edhe :  Kërkon largimin nga Barcelona, Igli Tare tenton ta sjellë në Milano

Kjo ka bërë që barazpesha e lojës të anojë në favor të Feniksit të Sirosit, që kryeson gjatë gjithë setit të 5-të dhe e fiton atë me pikët shtesë, 18-16, dhe gjithë ndeshjen 3-2.

Tanimë Hysajt dhe skuadrës së tij i duhet ta fitojë ndeshjen e dytë të enjten, për ta çuar gjithçka në duelin e 3-të dhe final disa ditë më pas e për të synuar vendin në finalen e madhe.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV