“Koha për rikthimin e shqiptarëve”, Meta ndan foton e 30 viteve më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar gjithashtu nëpërmjet një postimi në “Facebook” 2 korrikun e 30 viteve më parë.

Me një foto e cila ilustron saktificën dhe dëshirën e shqiptarëve për liri, në dyert e Ambasadës Gjermane, Meta shpreh mirënjohje për të gjithë ata që guxuan ti jepnin vendit një drejtim të ri.

“Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre” është shprehur Presidenti

Postimi i Metës

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa.

Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.    /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Situata e gripit në vend, mjekja: Ja kategoritë që janë të rrezikuar nga format e rënda

Mjekja infeksioniste Silvia Bino, e ftuar në një emision televiziv theksoi se ne po kalojmë në sezonin e gripit,...

Pas gati dy vitesh lidhje, Princ Leka drejt martesës me partneren e re

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi...

Kryepeshkopin që (s)e deshëm, por na deshi!

Nga Mero Baze Pas vitit të parë të pushtetit, kur Berisha filloi të kishte probleme me Greqinë në jug të vendit dhe sidomos me thirrjet...

Berisha “bëhet lëmsh”/ ‘Shtetin Bektashi’ e cilëson ‘Shtet Islamik’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi “shpalljen” e kryeministrit Edi Rama të Shtetit Bektashi. Rama mori pjesë në një aktivitet të mbajtur nga Kryegjyshata...

Pas ikjes së Kryepeshkopit Anastas do shikojmë kishën e vërtetë shqiptare

Nga Ben Andoni Vdekja e klerikut më të lartë të kishës ortodokse shqiptare është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi Janullatos për...

Lajme të tjera

Web TV