Kuvend/Andi Përmeti: Na lini të debatojmë. Ruçi: Duke shpërdoruar fjalën, japim shembullin më të keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Andi Përmeti nga foltorja e Kuvendit teksa ka kërkuar fjalën për procedurë e ka cilësuar tallje kohën e vënë në dispozicion nga Granoz Ruçi për të diskutuar mbi ligjet e sjella për votim në Kuvend. Në fjalën e tij ai kërkoi ti rikthehet debati parlamentit, pasi sipas tij kjë është e nevojshme.

“Për procedurë. Sot ne jemi 9 ditë mbasi është mbyllur gjendja e jashtëzakonshme dhe përsëri nuk kemi të drejtën e fjalës në parlament. Ju sillni nga 15 ligje për të votuar çdo seancë dhe ne kemi të drejtë të flasim 2 minuta gjithsej, pra diku te 8 sek për ligj. Kjo është tallje.

Unë e kuptoj situatën e vështirë të shkaktuar nga Covid, mirëkuptoj edhe mbledhjet online të komisioneve sepse ruajmë distancimin fizik, por ne këtu mblidhemi rreth 140 frymë në një sallë dhe qëndrojmë 4 orë, ka raste dëgjojmë 1 orë e gjysmë Ramën, ka raste rrimë edhe më shumë se 4 orë. Pra ne jemi këtu, me njeri tjetrin”, u shpreh Përmeti.

Më tej ai shtoi se, “Nëse ju mendoni që një orë ose 2 orë me shumë në këtë sallë mbasi kemi ndenjur 4 orë mund të sjell shpëtimin nga Covid,  unë ju mirëkuptoj, por unë nuk e besoj. Sfidoj publikisht,  të dal një mjek dhe të të thotë po qëndrove 4 orë rrezik s’ka, po qëndrove 5 ose 6 ka rrezik.

Pra t’i rikthejmë parlamentit debatin sepse është nevojshme dhe ju vet si kryetar parlamenti duhet ti jepni rëndësinë e debatit kësaj salle se pa të, kjo sallë vetëm me ngritje kartoni nuk ndryshon shumë nga ajo e para 90-s”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili e cilësoi retorikën e tij si të gabuar.

Lexo edhe :  "A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall"

“E keni absolutisht gabim retorikën tuaj. Unë të respektoj se jemi pjesë e kësaj salle. Por respektoj më shumë ekspertët. Parlamenti i Shqipërisë nuk bën asgjë më pak se parlamentet e vendeve homologe.

Ju jetoni këtu në Shqipëri, numri i të infektuarve është rritur. Shembull më të mirë jemi ne, që nuk është as  koha as momenti që të shkujdesemi  nga masa. Duke shpërdoruar fjalën ne japim shembullin më të keq”, tha Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV