Përjashtimi 4 ditor, Gjuzi: Do e shkel prapë rregulloren. Ruçi: Je i sëmurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetit konservator Kujtim Gjuzi iu ul dënimi i dhënë për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, duke e çuar në 4 ditë dhe sot ai është rikthyer në parlament. Teksa ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit, Gjuzi tha se nuk duhet të ishte dënuar fare pasi është pjesë e opozitës që mbajti më këmbë parlamentin. Ai akuzoi Ruçin për shkelje të rregullores pasi nuk i jep fjalën për replikë me kryeministrin.

“Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare.

Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor. Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën.

Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2. Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, deklaroi Gjuzi.

Lexo edhe :  Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se sa i përket dënimin për përjashtim nga Kuvendi është Byroja që gjykon vendimin e sekretariatit.

“Që të bësh replikë personale me kryeministri është kur je i atakuar drejt për atë që ke shprehur apo ke thënë. Ju tërheq vëmendjen që jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren sa herë flet kryeministri. Është kategorikisht e ndaluar që të ndërhysh. Në asnjë parlament demokratik.

Edhe njëherë mos ndërhy. Je i sëmurë në këtë pikëpamje. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik. Mos kujto se erdhe në këtë sallë dhe u bërë atë ditë politikan. Nuk duhej të merrej vendim për ty. Është ekskluzivitet i sekretariatit që e ka marrë atë vendim dhe ka vetëm një organ që e gjykon që është Byroja e kuvendit. Byroja e Kuvendit në uljen e dënimit tënd pati në konsideratë jo se ti nuk kishte shkelur rregulloren por pati parasysh dhe reflektimin tënd duke kërkuar ndjesë kur u paraqite.

Byroja gjykoi që nga 10 ditë ta bënte 4 ditë. Sa i përket asaj që prezenca juaj këtu mbajti në këmbë maxhorancën, të kujtoj që maxhorancën e mbajtën në këmbë këmbët e veta, se ka të gjithë numrat e domosdoshëm që ky parlament të ishte funksional si për atë dhe për mua që jam këtu”, theksoi Ruçi./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Traktati i Antarktikut, marrëveshja e parë për kontrollin e armëve gjatë Luftës së Ftohtë

23 qershor 1961 Më 23 qershor 1961, në një nga momentet më simbolike të bashkëpunimit ndërkombëtar në një epokë të...

Kursi i këmbimit valutor, 23 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.5 lekë dhe do të shitet me 85.5 lekë. Euro do të...

Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Mëngjesin e kësaj të hëne do të rinisë sërish procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është...

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta drejt së ardhmes turistike. Zyra e...

Sot sërish seancë plenare, tentativa e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 23 qershor në orën 11:00, për të tentuar për herë të 36-të konstituimin...

Lajme të tjera

Web TV