PD thirrje Ruçit: Ushtro përgjegjësinë për të mundësuar miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka bërë edhe një herë thirrje për miratimin në Kuvend të ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i kërkon kryeparlamentarit Gramoz Ruçi të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës.

Sipas Bardhit çdo ditë që vonohet miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik.

Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të rradhës. Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për Reformën Zgjedhore dhe 1 muaj nga Dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi europian është vërtetë prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Berisha nis parashikimet/ Rama do të përfundojë në burg si narkodiktatori i Panamasë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë të njëjtin fat si...

Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë...

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ. Autoritetet raportuan se janë zbuluar...

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur Kiara Tito në një intervistë të bërë së fundmi ka zbuluar më shumë nga jetë e saj personale si dhe marrëdhënia...

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur...

Lajme të tjera

Web TV