Deklarata e FMN/PAA apel deputetëve: Jeni betuar për Shqipërinë, jo babëzinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar pas deklaratës së FMN, ndërsa ka edhe një apel drejtuar deputetëve.

Në një deklaratë për mediat PPA thekson ndër të tjera se të largosh donatorët potencialë me idenë se të ka lodhur burokracia e tyre, në thelb synon largimin e mbikëqyrjes së tyre lidhur me studimin e fisibilitetit, hartimin e projektit teknik, projektin e ndërtimit dhe projektin e supervizimit të tyre.

Pra sipas PPA ky model qeverisës prodhon kriza të rënda sociale, ekonomike dhe të cënimit të stabilitetit të financave publike.

Deklarata e plotë

Partia Agrare Ambientaliste vlerëson dhe mbështet kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kujdes!! Shkeljet flagrante të Ramës që përkeqësojnë stabilitetin e financave publike nuk bëhen nga padija, ato bëhen sidomos nga babëzia. Përjashtimet në taksa duhen bllokuar. Për amnistinë fiskale nuk duhet vrapuar. Projektet në infrastrukturë duhen mbështetur pjesërisht me grante nga BE dhe pjesërisht me kredi të buta nga Bankat Ndërkombëtare të Zhvillimit.

Të largosh donatorët potencialë me idenë se të ka lodhur burokracia e tyre, në thelb synon largimin e mbikqyrjes së tyre lidhur me studimin e fisibilitetit, hartimin e projektit teknik, projektin e ndërtimit dhe projektin e supervizimit të tyre. Pra “largo” burokracinë që të favorizosh babëzinë. Kjo është krizë lidershipi! Ky model qeverisës prodhon kriza të rënda sociale, ekonomike dhe të cënimit të stabilitetit të financave publike.

Paralajmërimet e FMN-së për mos-zgjerimin e përjashtimeve, për mos-aplikimin e amnistisë fiskale dhe për ngrirjen e invesitmeve me partneritet publik privat preferencial, janë këmba alarmi për kriza potenciale. Mos-reagimi ndaj këtyre kërkesave mund të sjellë ngrirjen e disbursimit të fondeve nga FMN, BB dhe çdo donator tjetër.

Të përkeqësosh mundësitë për ndihma financiare në kohën kur ekonomia ka më shumë se kurrë nevojë për injektim të kapitaleve në ekonomi, ka nevojë për rritje të konsumit dhe investimeve private dhe të biznesit, është jo thjeshtë paaftësi profesionale por risk i rritur për korrupsion dhe kapje të shtetit. Këto marrëveshje do të kalojnë në parlament. Ky rast është një test moral dhe ligjor për deputetët që ti përmbahen betimit kushtetues se do ti shërbejnë vendit të tyre dhe jo kryetarëve që i kërcënojnë me listat e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

41 vite mes flakëve, Saki Sheshi mes gëzimit për jetën e lëndimit nga vdekja

Sot është 63 vjeç, por thotë se punën për të shpëtuar jetë njerëzish e bën si në ditën e...

Dy orë takim në selinë e PS-së, zbulohet çfarë u kërkoi Rama drejtuesve të qarqeve

Në takimin që ka zgjatur dy orë në selinë e PS, drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për numrin e regjistrimit të emigrantëve për të...

Trump i lëkundur për tarifat për BM, ndërsa kërcënon të zgjerojë tarifat për BE-në

Perspektiva e afërt e një lufte tregtare me SHBA-në kërcënon të errësojë takimin e kryeministrit Sir Keir Starmer me shefat e BE-së, pasi Donald...

Horoskopi javor/ Situata të papritura dhe ditë plot sfida, ja çfarë kanë parashikuar yjet

Horoskopi për periudhën 3-9 shkurt 2025, parashikon se ditët në vijim do të jenë dinamike dhe plot sfida për shumë shenja të horoskopit. Dashi     Në punë...

Ngarkesa në gjykatën e Vlorës, rreth 350 çështje në muaj për çdo gjyqtar

Mungesa e gjyqtarëve, harta e re gjyqësore dhe vettingu kanë krijuar një situatë të vështirë në gjykatën e rrethit të Vlorës sa i takon...

Lajme të tjera

Web TV