VIDEO/ Rikthimi i tifozëve në stadiume ndërpret finalen e Kupës në Danimarkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarka ishte ndër të paktat vende që lejuan rikthimin e tifozëve në stadiume, ndonëse me disa rregulla të ndryshuara siç është edhe distancimi fizik. Megjithatë duket se kjo gjë ka sjell probleme në ndeshje siç ndodhi në finalen e Kupës, e cila u ndërpre për 15 minuta, pasi tifozët nuk i respektuan rregullat e reja.

Ky ishte takimi i parë i lejuar nga qeveria me një pjesë tifozësh dhe ajo praktikisht dështoi. Në Esbjerg u përballën skuadra e Aalborg me atë të Sonderjyske.

Në këtë ndeshje të parë u lejuan të hynin në secilin sektor të stadiumit 500 tifozë, disa prej të cilëve megjithatë nuk respektuan rregullat e ndarjes dy metra, pavarësisht hapësirës në dispozicion.

“Gjatë pjesës së parë, arbitri duhej të ndërpriste ndeshjen për 15 minuta sepse tifozët e  Aalborg, që nuk donin të uleshin në vendet e tyre, por ishin duke shkelur rregullat e luftës kundër Covid”,-ka njoftuar policia.

Kjo bëri që policia të merrte 50 tifozë dhe t’i nxirrte jashtë stadiumit. Ndërsa më pas takimi filloi rregullisht dhe përfundoi 2-0 për Sonderjyske.ka.ta/Fjala.al/

https://youtu.be/RtChsrTJzUs

Të fundit

Nesër provimi i Gjuhës së Huaj, rregullat që duhet të kenë parasysh maturantët

Maturantët do t’i nënshtrohen nesër (3 qershor) provimit të Gjuhës së Huaj, ndërsa Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka...

Sot tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit, a do të zhbllokohet ngërçi politik?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme do të mblidhen sërish sot në tentativën e 25-të për të konstituar përbërjen e re parlamentare...

Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: U befasuam

Së fundmi, Xheraldina Vula u ul përballë kamerave, jo si gazetare, siç jemi mësuar ta shohim për dekada, por si nënë. Dhe jo si...

Babai hap iPhone-in e të birit një vit pas vrasjes, zbulon videon e autorit të dyshuar

Një vit pas vrasjes së Michael Boschetto në Villafranca Padovana, babai i tij zbuloi një video tronditëse në iPhone-in e të birit. Në të shfaqet...

“Pearl Harbor i Moskës”: Një eskalim i rrezikshëm në luftën Rusi-Ukrainë

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në një fazë të re dramatike. Një sulm i papritur dhe jashtëzakonisht i fuqishëm nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës,...

Lajme të tjera

Web TV