“El Clasico”, statistikat nxjerrin fituesin ndër vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja midis Real Madridit dhe Barcelonës, njohur ndryshe si “El Clasico” është një nga takimet e futbollit më të ndjekura jo vetëm në Spanjë e në Europë, por në të gjithë botën.

Ndonëse “Los Blancos” të Zinedine Zidanes kohët e fundit duket sikur ka rënë në një gjendje qetësi, përsëri ja ka dalë që të mirë në renditje të La Ligës, duke ndarë vendin e parë me Barcelonën.

“Katalanasit” nga ana tjetër me në krye Lionel Messin vazhdon që të korri suksese të vazhdueshme.

Reali me së bashku me prurjen e verës Eden Hazard ia ka dalë që të ketë 10 ndeshje pa humbje.

Ndeshja e fundit përfundoi me barazim që u arrit në minutën e 96- nga Karim Benzema.Nga ana tjetër Barcelona me Messin, Antoine Griezman dhe Luis Suarez duket e pamposhtur.

Benzema i Realit dhe Messi i Barçës ndajnë të njëjtin numër golash respektivisht nga 12 secili, duke u bërë dhe lojtarët me më shumë gola në këto skuadra.

Për “Los Blancos” lojtari i dytë më i mirë është Sergio Ramos, e tre gola dhe pas tij vijnë Gareth Bale, Luka Jovic dhe Vinicius Jr.

Nëse do u rikthehemi ndeshjeve që Barcelona dhe Real Madrid kanë zhvilluar në Camp Nou, rezulton se nga 89 lojë, 50 janë fituar nga “Katalanasit”, ndërsa vetëm në 20 fitues janë shpallur “Los Blancos”.

Në Kataloni janë regjistruar 19 barazime, 178 gola nga Barça dhe 105 nga Reali.

Në 10-vjeçarin e fundit të takimeve midis këtyre dy gjigandëve Barcelona ka fituar pesë, Real Madridi dy dhe tre ndeshje janë mbyllur me barazim./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Rama, në “krye” të Tiranës, Frrok Çupi: U kthye aty ku ka qenë, mori përgjegjësi

Analisti Frrok Çupi thotë se me fjalimin e tij para punonjësve të Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama dha mesazhin...

Donald Trump ‘kurorëzon’ veten si Mbret

Qeveria amerikane ka anuluar tarifën e fundit të ngarkuar për trafikun në qytetin e New Yorkut. Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, kjo tarifë,...

Toronto, 30,000 $ kompensim për çdo pasagjer të avionit që u rrëzua në aeroportin Pearson

Delta Air Lines njoftoi se do të ofrojë kompensim për secilin prej pasagjerëve të avionit që u përmbys gjatë uljes në aeroportin Pearson në...

Primaret e PD, si nekrologji e 11 Majit

Nga Mero Baze Një numër i madh figurash të njohura me integritet në Partinë Demokratike janë tërhequr nga gara për primaret, edhe pa filluar ato,...

E çuan në SPAK, reagon i riu socialist: Kujdes kur më quani petal!

Dasho Veizaj, i cili njihet edhe si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’ për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore...

Lajme të tjera

Web TV