Vdiq me të bijën, flet kunati i Zhaneta Josifit: Anisën nuk e takoja, më thanë që s’ka mbushur ditët e Zotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëshmi të tjera vijnë për ngjarjen që tronditi një ditë më parë Tiranën por jo vetëm, pasi nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Kunati i Zhaneta Josif, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur thotë se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe që sipas policisë kishte 5 muaj që kishte vdekur.

Në dëshminë e tij në polici, e zbardhur nga “Fjala.al”, ai është shsprehur se kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë.

“Kisha më shumë se 2 muaj që nuk i shihja fare Zhanetën dhe Blertën. I shkova në shtëpi kërkova Anisën, kunata dhe vajza tjetër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Ai tregoi se familja Josufi ishin praktikantë shumë vite më parë dhe kontaktin e parë me këtë sekt e kanë marrë në Përmet, ndërsa më vonë frekuentonin një qendër tek “Selvia”.

Kunati ka deklaruar po ashtu se iu ka kërkuar që të hiqnin dorë nga praktikat e këtij sekti pasi bënin sakrifica shumë të mëdha dhe madje ka shkuar dhe në polici dhe bashki. Këto ankesa kanë bërë edhe që mes Zhanetës dhe motrës së saj të lindnin konflikte./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV